Mungesa e takimeve të nivelit të lartë të kryeministrit Albin Kurti në vizitën e tij të deritashme në SHBA, po konsiderohet si një ftohje e raporteve të administratës amerikane me qeverinë kosovare. Njohës të zhvillimeve politike, përmendin disa arsye për këtë, por edhe thonë se është një sinjal për korrigjimin e sjelljeve të Kurtit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj aktualisht po qëndrojnë në Amerikë.
Por për nga niveli i takimeve, ky i fundit, ka mbërritur të takojë zyrtarë më të lartë të administratës amerikane.
Publicisti Shkëlzen Maliqi, përmend një prej arsyeve që sipas tij, mund të ketë ndikuar në raportet mes kryeministrit Kurti dhe SHBA-ve.
“Kurti nuk e ka krye një premtim në Bruksel kur u kanë për dialogun me Serbinë dhe kjo mundet më kanë shkaktar i injorimit të Kurtit, pasi edhe Presidentja kur ka qenë në Amerikë s’ka pas takime të nivelit të lartë dhe kjo tregon se ka një ftohje të administratës amerikane karshi kryeministrit dhe kjo nuk është e mirë”, ka thënë Shkelzen Maliqi, publicist.
Sipas Maliqit, Kosova që nga vitet e 90’ nuk ka ndërmarr as një hap pa dakordim me Amerikën, por që më ardhjen e Kurtit në pushtet duket se qasja ka ndryshuar.
“Qe një vit ka hezitu edhe për dialog edhe me SHBA-në rreth agjendës që është tash urgjente. Pas krizës globale, pas luftës së Ukrainës, duhet të ketë koordinim më Shtëpinë e Bardhë. Ne kemi pas përparim nga vitet e 90-ta pasi jemi koordinuar gjithmonë me Shtëpinë Bardhë, kurse tash kemi një ftohje dhe duhet të koordinohet me ta”, ka shtuar ai.
Edhe sociologu Artan Muhaxhiri, konsideron se ka një lloj bojkoti, siç shprehet ai, të lehtë të administratës aktuale amerikane ndaj kryeministrit Kurti, çka sipas tij, duhet të jetë një sinjal për të parin e ekzekutivit.
“Pozicioni i Kosovës varet prej raporteve më Amerikën. Nuk është e kuptueshme pse e bëri këtë Kurti duke e dit presionin e madh që e ka për një prishje të raporteve mes Kosovës dhe Amerikës. SHBA janë superfuqi dhe raportet më shtete tjera si kanë të thjeshta. Kurti nuk ka pas marrëdhënie të ati niveli siç kanë pasur kryeministrat e tjerë. Takimi i Haradinajt me zyrtarët e larët është një sinjal për Kurtin që ta korrigjoj sjelljen e tij”, ka thënë Muhaxhiri.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që nga e premtja e kaluar gjendet për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë një javë qëndrimi atje, takimi më I rëndësishëm I tij është një takim më kryeshefen ekzekutive të MCC-së, pasuar nga vizita në kompani të teknologjisë informative.
Derisa Haradinaj, deri tani në Departamentin e Shtetit është pritur në takim nga emisari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë. /Portali D/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre