LAJMI I FUNDIT:

Analistët optimistë se do të arrihet marrëveshje për targat, kërkojnë të shtohet presioni ndërkombëtar mbi Serbinë

Analistët optimistë se do të arrihet marrëveshje për targat, kërkojnë të shtohet presioni ndërkombëtar mbi Serbinë

Kosova dhe Serbia kanë afat dy muaj për gjetur zgjidhje për çështjen e targave të veturave.

Ndërmjetësuesit evropianë të dialogut janë shprehur optimistë se palët do të gjejnë zgjidhje dhe kanë deklaruar se atyre u janë propozuar disa ide.


Optimistë se do të gjendet zgjidhje po shprehen edhe njohësit e rrethana politike në Kosovë.

Arton Demhasaj nga organizata “Çohu”, në një intervistë për Telegrafin tha se kryeministri Albin Kurti duhet ta dijë nëse ka apo jo indikacione për arritjen e një marrëveshje me Serbinë brenda këtyre dy muajve.

Arton Demhasaj nga organizata “Çohu”

Sipas tij, nëse ka indikacione pozitive atëherë shtyrja e zbatimit të këtij vendimi është vendim i duhur.

Reciprociteti për targa, Lajçak: Ka një afat prej dy muajsh për të gjetur një zgjidhje, propozuam disa ide
Lexo po ashtu Reciprociteti për targa, Lajçak: Ka një afat prej dy muajsh për të gjetur një zgjidhje, propozuam disa ide

“Nëse bazohemi në shtyrjen e reciprocitetit për letërnjoftime që rezultoi me sukses pasi kemi një situatë të re, atëherë mund të themi që mund të ketë gjasa që brenda këtyre dy muajve të arrihet një marrëveshje mes palëve sa i përket targave. Në kuadër të kësaj mund të pritet të ketë marrëveshje gjatë kësaj periudhe”, u shpreh mes tjerash Demhasaj.

Ai shtoi se presioni ndërkombëtar duhet të rritet mbi Serbinë, pasi siç tha, bëhet fjalë për një të drejtë elementare të qytetarëve të Kosovës për t’u trajtuar në mënyrë të barabartë, ashtu siç edhe e përcakton Kushtetuta.

Ndonëse thotë se është e vështirë, zgjidhje të këtij problemi brenda periudhës dymujore pret edhe Profesori i Shkencave Politike, Dritëro Arifi.

Profesori i Shkencave Politike, Dritëro Arifi

Ai për Telegrafin tha se varet nëse bashkësia ndërkombëtare bën presion mbi Serbinë që të paktën të mos bëjë propagandë te serbët e Veriut për të mos i pranuar targat e Kosovës.

“Nëse Serbia vazhdon me këtë gjuhë luftënxitëse atëherë tensioni është aty. Pra, varet nga Serbia dhe presioni i bashkësisë ndërkombëtare sepse duhet t’ia bëjë të qartë se bëhet fjalë për territorin e një shteti tjetër”, deklaroi Arifi.

Sa i përket shtyrjes së ekzekutimit të vendimit për targat nga ana e Kosovës, profesori tha se është veprim i zgjuar, pasi edhe pse në publik mund duket si stepje e Qeverisë, në fakt tregon vendosmëri dhe vullnet për bashkëpunim në mënyrë që të zgjidhet problemi.

“Pra, vendimi nuk është anuluar vetëm është shtyrë. Qytetarët serbë të veriut tashmë kanë dy muaj kohë për t’i larguar targat ilegale. Ky vendim është i zgjuar për t’u dhënë më shumë mundësi serbëve të veriut e po ashtu për t’iu dhënë sinjale pozitive bashkësisë ndërkombëtare se Kosova është shtet, por edhe tregon respekt edhe atëherë kur pala tjetër nuk e meriton”.

Marrëveshja për lirinë e lëvizjes midis Kosovës dhe Serbisë është arritur në vitin 2011 në Bruksel.

Me këtë dokument, targat serbe me shenjat e qyteteve të Kosovës, si PR (Prishtinë), GL (Gjilan) KM (Mitrovicë), janë hequr. Domethënë, automjetet me targa të tilla është dashur të regjistrohen sërish me RKS (Republika e Kosovës) ose me status neutral – KS (Kosovë).

Megjithatë, pavarësisht kësaj, shumica e popullsisë serbe që jetojnë në katër komunat në Veri të Kosovës, nuk e kanë respektuar marrëveshjen dhe kanë vozitur makina me targa të qyteteve në Kosovë. Të njëjtat lëshoheshin nga ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Ndërkaq, qytetarët e Kosovës nuk lejoheshin të hynin në territorin e Serbisë me targa RKS. Ata është dashur t’i zëvendësojnë ato me targa të përkohshme për të cilat kanë paguar rreth pesë euro, të vlefshme për 60 ditë.

Me marrëveshje, Kosova është detyruar që edhe për pesë vjet të tjera të lëshojë targa KS, të cilat Serbia i ka pranuar. Kjo periudhë pesëvjeçare ka përfunduar më 15 shtator të vitit 2021.

“Ky ishte afati i fundit për heqjen dhe përdorimin e këtyre targave, si dhe të targave me shkurtesat KM për Mitrovicën, PR për Prishtinën, UR për Ferizajn, PZ për Prizrenin dhe GL për Gjilanin”, kishte thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 20 shtator të po të njëjtit vit, teksa kishte shtuar se këto targa do të konfiskohen.

Ky vendim i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masave reciproke ndaj Serbisë përkoi me skadimin e targave KS (Kosova), neutrale ndaj statusit, me të cilat mund të shkohej në territorin e Serbisë pa targa provuese.

Qeveria e Kurtit njoftoi se qytetarëve në veri të Kosovës do t’u hiqen të gjitha targat KM (Mitrovica e Kosovës), të lëshuara nga autoritetet serbe dhe të cilat janë të paligjshme për Kosovën.

Më 18 gusht 2022, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë raundit të dialogut në Bruksel, dështuan të arrinin marrëveshje për targat dhe dokumentet, që rritën tensionet mes shteteve.

Por, unioni ndërkombëtar u angazhua për të bindur palët që të arrinin marrëveshje për të shmangur përshkallëzimin e situatës më 1 shtator, kur duhej të hynte në fuqi vendimi për dokumentet serbe, por edhe për targat.

Kosova, më 1 gusht, për disa orë lëshoi dokumente të tilla, por vendimi u përcoll me barrikada nga serbët në veri të Kosovës.

Pasi ata hoqën barrikadat, Qeveria e Kosovës shtyu vendimin për 1 shtator.

Kjo me kërkesë të ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili e ka kërkuar shtyrjen e implementimit të reciprocitetit të targave dhe të dokumenteve hyrëse-dalëse për 30 ditë.

Hovenier kishte thënë se vendimi për reciprocitetin për letërnjofime dhe targa është plotësisht i përshtatshëm dhe në përputhje me marrëveshjen e Brukselit, porse ka kërkuar shtyrjen për 30 ditë, pasi sipas tij ka pasur dezinformata e keqkuptime ndaj vendimeve.

Megjithatë, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve.

Deri te marrëveshja për dokumentet erdhi pas angazhimit të diplomatëve evropianë dhe amerikanë të cilët kërkuan nga palët që të arrinin një ujdi dhe të shmangnin dhunën në veri të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori