LAJMI I FUNDIT:

Reciprociteti për targa, Lajçak: Ka një afat prej dy muajsh për të gjetur një zgjidhje, propozuam disa ide

Reciprociteti për targa, Lajçak: Ka një afat prej dy muajsh për të gjetur një zgjidhje, propozuam disa ide

Ka një afat prej dy muajsh për të gjetur një zgjidhje për çështjen e targave Kosovë-Serbi.

Kështu ka thënë i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Ai deklaroi se beson se do të gjendet një zgjidhje dhe se partnerëve u janë propozuar disa ide.

I pyetur nga një gazetar i “Euronews Serbia” për zgjidhjen për targat dhe deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq se nuk është optimist se do të gjendet një zgjidhje deri më 1 shtator, Miroslav Lajçak u shpreh se nuk mendon se duhet kërkuar zgjidhje deri në atë datë.

“Vendimi i Qeverisë në Kosovë është që procesi të përfundojë deri në fund të tetorit. Pra kemi dy muaj për të gjetur një zgjidhje. Tashmë jemi në atë proces. Tashmë kemi pasur bisedime me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin (Albin) Kurti për atë temë. Besoj se do të gjejmë një zgjidhje”, citohet të ketë thënë Miroslav Lajçak, i cili po merr pjesë në Forumin e Bledit në Slloveni.

Ndërsa i pyetur se si e sheh zgjidhjen për targat, ai tha se nuk dëshiron të hyjë në detaje.

Në këtë drejtim, ai është pyetur nëse kjo periudhë dymujore është konfirmuar edhe nga pala kosovare dhe i dërguari special i BE-së ka thënë: “Po, sigurisht”.

“Ajo fushatë regjistrimi fillon më 1 shtator dhe duhet të zgjasë dy muaj. Nuk pres ndonjë dramë më 1 shtator. Nuk ka arsye për këtë, ne kemi atë periudhë dy mujore për të gjetur një zgjidhje, siç e kemi gjetur në lidhje me te kartat e identitetit”, ka thënë më tej Lajçak duke shtuar se duhet të jetë optimist. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori