LAJMI I FUNDIT:

Analistët komentojnë paraqitjen e përfaqësuesve të subjekteve politike në ‘Debat Plus”

Analistët komentojnë paraqitjen e përfaqësuesve të subjekteve politike në ‘Debat Plus”

Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini përfaqësuesit e subjekteve politike kanë debatuar për programet ekonomike.

Analistët kanë komentuar paraqitjen e përfaqësuesve të subjekteve politike në “Debatin e Analizës”, përcjell Telegrafi.


Ilir Mirena thotë se tema e dialogut ka larguar vëmendjen nga temat tjera përfshirë edhe ato ekonomike.

“Pa u përfunduar dialogu nuk shoh seriozitet nga partitë tona në trajtimin e temave ekonomike”, tha Mirena.

Imer Mushkolaj ka thënë se karakteristikë e këtyre zgjedhjeve është se partitë po kursehen nga premtimet madhore në aspektin e krijimit të vendeve të punës.

“Partitë po rezervohen me përjashtim të AAK-së. Zoti Haradinaj ka premtuar 25 mijë të punësuar në vite që është premtim mjaft i lartë”, tha Mushkolaj.

Arton Demhasaj ka thënë se partitë kanë qëndrime të paqarta për ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit edhe për shkak të efekteve që mund të kenë në zgjedhje.

Demhasaj thotë se premtimet e partive për rritje ekonomike 6-9% janë vështirë të arritshme.

“Partitë kanë idetë e njëjta për rritje të punësimit përmes fondeve. Rritja ekonomike nga 6-9% që është paraparë është vështirë e arritshme edhe për shkak se kjo qeveri do të jetë e dialogut”, tha Demhasaj.

Edhe Teuta Gashi ka thënë se premtimet për hapje të 25 mijë vendeve të reja të punës nga përfaqësuesit e subjekteve politike janë të pa arritshme.

Ajo ka thënë se premtimet për 120 mijë vende pune “as në ëndrra nuk janë realizuar e jo më në realitet”.

“Të premtosh 30 mijë vende pune do të thotë të largosh nga Kosova 30 mijë të rinjë”, tha më tej Teuta Gashi.

Bekim Kabashi thotë se përfaqësueset e Vetëvendosjes dhe LDK-së pavarësisht përplasjeve në të kaluarën për Ministrinë e Tregtisë, në këtë debat kursyen njëra tjetrën.

Sipas tij kjo mund të jetë edhe një kalkulim elektoral që dy subjektet kanë bërë.

Arben Ahmeti tha se debati ekonomik kaloi në debat politikë.

Ai tha se pavarësisht se dy zonjat nga LDK dhe VV kanë pasur ekspertizë të mirë ekonomike, ato kaluan në akuza dhe në debat tërësisht politikë.

Fidan Rama tha se debati ishte një konfirmim se zgjedhjet nuk fitohen duke prezantuar programe në studio.

“Është e pamundur të ndërtosh programe ekonomike brenda tre javësh për të zhvilluar Kosovën për katër vite”, tha ndër të tjera Fidan Rama./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori