LAJMI I FUNDIT:

Analistët komentojnë letrën e Sekretarit amerikan për Kurtin

Analistët komentojnë letrën e Sekretarit amerikan për Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditën e enjte ka pranuar letër nga Sekretari i shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony J.Blinken.

Letra e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken drejtuar kryeministrit Albin Kurti po konsiderohet si një rikthim tek konsistenca e SHBA-ve në kërkesën për njohje të ndërsjellë.


Analisti Dritëro Arifi ka thënë se marrëveshja finale mes dy shteteve është ajo që po e kërkon SHBA, transmeton Telegrafi.

“Marrëveshjen finale realisht ata e kërkojnë njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve, ata nuk e mohojnë këtë gjë. Dhe na inkurajojnë që të punojmë ngushtë dhe bashkë për të arritur qëllimin final”, tha ai në RTV Dukagjini.

Blinken i shkruan Kurtit: Jemi të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën për t’i arritur qëllimet e përbashkëta
Lexo po ashtu Blinken i shkruan Kurtit: Jemi të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën për t’i arritur qëllimet e përbashkëta

Kurse, Visar Azemi ka deklaruar se në marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të përfshihet edhe marrëveshja për pagesën e energjisë elektrike në veri, duke shtuar se serbët duhet të paguajnë vetë rrymën.

“Të marrë parasysh që zgjidhja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë njohja reciproke, rrjedhimisht duhet t’i japim zor në kuadër të marrëveshjes të përfshihet marrëveshja për pagesat e energjisë elektrike në veri, sikur në pjesët tjera në vend. Nuk dëshiroj të shoh një lëshim të radhës në këtë aspekt”, theksoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori