LAJMI I FUNDIT:

Analistët flasin për gjasat e kandidatëve të mundshëm për president

Analistët flasin për gjasat e kandidatëve të mundshëm për president

Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini analistët kanë komentuar disa nga emrat e lakuar si kandidatë të mundshëm për t’u zgjedhur në postin e Presidentit.

Në mesin e tre emrave të lakuar nga PDK si kandidatë të mundshëm për president, Enver Hoxhaj, Hajredin Kuçi dhe Vlora Çitaku, kjo e fundit shihet si më e mundshme për këtë post.


Visar Ymeri ka thënë Vlora Çitaku është figura e parë nga PDK sa u përket gjasave për t’u bërë presidente. Sipas tij më pas renditen Enver Hoxhaj e pastaj Hajredin Kuçi.

Donika Emini thotë se padyshim që Vlora Çitaku si një femër do të ishte më e pranueshme edhe ndërkombëtarisht për presidente.

Bekim Kabashi thotë se Vlora Çitaku do të ishte kandidate më e mirë për Kosovën në raport me dy kandidatët tjerë të PDK-së.

Nga ana tjetër Armend Muja thotë se asnjëri nga këta kandidatë nuk do të ishin të pranueshëm për të për postin e presidentit për shkak se sipas tij Kushtetuta kërkon kandidatë apolitikë.

Analistët e shohin të pranueshëm për popullin kandidaturën e Murat Jasharit për president, por sipas tyre ka rezerva nga subjektet politike për këtë kandidaturë.

“Me përjashtim të Vetëvendosjes, asnjë parti tjetër nuk është deklaruar për Murat Jasharin”, thotë Armend Muja.

Nexhat Dacin asnjëri nga panelisët nuk e shohin si kandidat të mundshëm për presidentë pavarësisht se emri i tij është lakuar për këtë pozitë.

Për Ramush Haradinajn, Armend Muja thotë se ka gjasa të jetë president për shkak të pazareve që mund të bëhen në kalkulimet e subjekteve politike. “Nëse nuk bëhet prresident Haradinaj, AAK edhe ashtu mund të jetë jashtë qeverisë nëse futet PDK në koalicion”, ka thënë Muja.

Bekim Kabashi thotë se Haradinaj mund të bëhet president për të evituar shkuarjen në zgjedhje.

Visar Ymeri thotë se vështirë që Ramush Haradinaj mund të merr “bekimin” e ndërkombëtarëve për postin e presidentit.

Rexhep Qosja nuk shihet nga analistët si kandidat potencial për president për shkak të polarizimit që ka pasur ai me subjekte politike.

Për Veton Surroin, Armend Muja thotë se i plotëson shumë kritere por që sipas tij nuk ka mbështetje për t’u bërë president.

Bekim Kabashi thotë se Veton Surroi i ka pasur gjasat shumë më herët për president, por tashmë, sipas tij, gjasat janë pothuajse zero./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori