LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Deklaratat e Vuçiqit – lojë politike që kanë qëllim Asociacionin  

Analistët: Deklaratat e Vuçiqit – lojë politike që kanë qëllim Asociacionin  

Njohësit e politikës, po e konsiderojnë të pashmangshme zbatimin e vendimit të qeverisë për reciprocitet në targa dhe dokumentet e identifikimit. Me gjithë deklarimet tendencioze të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se Kosova gjoja po planifikon sulm ndaj serbëve në veri, ata kanë shtuar se kjo është vetëm një lojë politike e tij.

Sa më shumë po afrohet data për zbatim të vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet në targa dhe dokumente identifikimi, në shumë prej deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiq, u përmend Kosova.


Së fundmi, ai akuzoi institucionet e Kosovës për një organizim të aksionit për likuidimin e serbëve të Kosovës.

E kjo deklaratë e tij, po konsiderohet si lojë politike, pasi që Serbia në një mënyre apo në një tjetër duhet zbatojë vendimin për reciprocitet.

“Këto janë deklarata populiste. Dhe, nëse vendimi për reciprocitetin do të zbatohet nga shtatori nga Qeveria Kurti, mendoj që Vuçiq do të humb një pjesë të madhe të pushtetit të tij, sidomos tek serbët e Kosovës, dhe veçanërisht tek serbët e veriut. Më nuk do t’i shiten parullat e tij se serbët në Kosovë janë në rrezik”, ka deklaruar analisti politik, Arbnor Sadiku, për RTV Dukagjini.


Arbnor Sadiku

Ndërkohë sipas njohësit të sigurisë, Drizan Shala, qëllimi kryesor i Vuçiqit është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Gjitha këto janë lojëra politike të presidentit Vuçiq, i cili ka për qëllim që institucioneve të Republikës së Kosovës t’i pamundësohet shtrirja e autoritetit në atë pjesë [veri]. Kështu, ai do të arrijë qëllimin e saj që të shkëpus dhe të krijojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe me kompetencë ekzekutive”, ka deklaruar Shala.


Drizan Shala

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti serb, Aleksandar Vuciq, do të takohen në Bruksel më 18 gusht. Mirëpo ende nuk dihen temat e bisedimeve dhe nuk është publikuar agjenda e plotë e këtij takimi. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori