LAJMI I FUNDIT:

Amir Rrahmani u përball të dielën me Gabbiadinin që doli pozitiv me coronavirus, Verona e mbyll gjithë skuadrën në karantinë

Amir Rrahmani u përball të dielën me Gabbiadinin që doli pozitiv me coronavirus, Verona e mbyll gjithë skuadrën në karantinë

Manolo Gabbiadini është futbollisti i dytë në Serie A që ka dalë pozitiv në testin për coronavirus.

Sulmuesi italian i Sampdorias kishte bërë analizat pasi kishte disa simptoma dhe në fund doli pozitiv.

Këtë e ka konfirmuar vet klubi italian dhe lojtari në faqet e tyra zyrtare në rrjetet sociale.

Katër ditë më parë, të dielën më 8 mars Gabbiadini ishte titullar në fitoren e Sampdorias 2-1 ndaj Hellas Veronës.

28-vjeçari kishte disa duele me kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani gjatë kësaj përballje, por edhe me futbollistët tjerë të Veronës.

Te Verona aktivizohet edhe mbrojtësi tjetër shqiptar Marash Kumbulla, por që në këtë takim ishte në bankën rezervë.

E me tu konfirmuar ky rast ka reaguar edhe klubi i Veronës, që ka njoftuar se janë pezulluar të gjitha aktivitetet.

Amir Rrahmani në ndeshjen ndaj Sampdorias gjatë një dueli me Fabio Quagiarellan. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)

Verona i ka dërguar futbollistët në karantinë për dy javë dhe ka njoftuar se klubi do të marrë hapa për të përgatitur të gjitha procedurat e nevojshme.

Konfirmohet futbollisti i dytë në Serie A me coronavirus, Sampdoria me njoftim zyrtar
Lexo po ashtu Konfirmohet futbollisti i dytë në Serie A me coronavirus, Sampdoria me njoftim zyrtar

Përveç Veronës edhe klubi i Sampdorias është në karantinë të plotë, ndërsa një gjë të tillë e kanë bërë edhe Juventus e Inter.

Kujtojmë që Gabbiadini është futbollisti i dytë në që është konfirmuar me coronavirus pas Daniele Ruganit të Juventusit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori