LAJMI I FUNDIT:

Amir Rrahmani: Të isha italian, të gjithë do të flisnin për mua

Amir Rrahmani: Të isha italian, të gjithë do të flisnin për mua

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës dhe Napolit, Amir Rrahmani ka shpjeguar vështirësitë e tij për t’u vendosur në ‘Stadio Maradona’ dhe pretendon se të gjithë do të flisnin për të nëse do të ishte italian.

27-vjeçari iu bashkua Napolit në vitin 2020 në një transferim prej 14 milionë eurosh nga Hellas Verona. Megjithatë, ai u bë titullar i rregullt këtë sezon pasi pati vështirësi me kohën e lojës nën urdhrat e Gennaro Gattusos sezonin e kaluar.


“E dija se nuk ishte e lehtë të vendosesh në një klub të madh. Kam ardhur nga Verona, të cilët luajnë me një stil tjetër. Ata përdorin një mbrojtje me tre lojtarë dhe një markim një kundër një”, ka thënë fillimisht Rrahmani për gazetën Il Roma.

Ylli i Kosovës, Amir Rrahmani nderohet me çmimin “Fadil Vokrri”
Lexo po ashtu Ylli i Kosovës, Amir Rrahmani nderohet me çmimin “Fadil Vokrri”

“Isha i vetëdijshëm për cilësitë e mia dhe i tregova rezultatet kur fillova të luaja vazhdimisht. Tani është koha për të korrur shpërblimet e punës sime”.

“Gjithmonë them se po të isha italian, të gjithë do të flisnin për mua, mesa duket kombëtarja ime nuk është aq e famshme në aspektin futbollistik”, shtoi kapiteni i Kosovës.

“Kjo do të thotë se duhet të bëj edhe më shumë përpjekje për të shfaqur”, përcjell Telegrafi.

A mund ta fitojë Napoli titullin e Serie A këtë sezon dhe a mund të zëvendësojë Kalidou Koulibalyn nëse reprezentuesi i Senegalit largohet në fund të sezonit?

Pesë lojtarët më të shtrenjtë në vitin 2021 të ekipit të Kosovës
Lexo po ashtu Pesë lojtarët më të shtrenjtë në vitin 2021 të ekipit të Kosovës

“Unë jam supersticioz, kështu që nuk dua ta them atë fjalë (Scudetto). Do të ishte një ëndërr. Ne luajmë gjithmonë për të fituar. Shpresojmë që diçka e mirë do të ndodhë, por ne nuk mund ta dimë tani”.

“Koulibaly është një lider dhe do të ishte një përgjegjësi e madhe për ta zëvendësuar atë. Nëse do të ndodhte, nuk do të kishte probleme. Kur të rritesh, ke më shumë përgjegjësi, unë jam gati dhe do të ishte një privilegj për mua”, përfundoi djaloshi prishtinas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

La Liga
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori