LAJMI I FUNDIT:

Amir Rrahmani reagon pas golit ndaj Udineses, ka një falënderim të veçantë

Amir Rrahmani reagon pas golit ndaj Udineses, ka një falënderim të veçantë

Amir Rrahmani ka falënderuar partnerin e tij në mbrojtje, Kalidou Koulibaly për asistimin dhe beson se do të ketë kohë të mjaftueshme për të luajtur këtë sezon me Napolin.

Reprezentuesi e Kosovës shënoi një gol me kokë në fitoren e thellë 4-0 të Napolit ndaj Udineses në kuadër të javës së katërt të Serie A.


Gjatë ndeshjes së njëjtë të sezonit të kaluar, ai pati një lojë aq të keqe sa Gennaro Gattuso e zëvendësoi atë gjatë pushimit mes pjesëve.

Rrahmani shënon në fitoren e thellë të Napolit ndaj Udineses
Lexo po ashtu Rrahmani shënon në fitoren e thellë të Napolit ndaj Udineses

“E mbaj mend shumë mirë, por një futbollist profesionist duhet të jetë në gjendje të harrojë dhe të fillojë përsëri”, ka thënë fillimisht 27-vjeçari për DAZN.

“Ajo që ndodh sot do të harrohet nesër, gjithmonë duhet të përqendroheni në atë që do të vijë më pas”.

“Ne fituam sot dhe tani duhet të kalojmë fokusin në ndeshjen e së mërkurës”.

Rrahmani shtoi se “falënderoi Koulibalyn për asistimin” dhe sugjeroi që ai pret të marrë kohë të mjaftueshme për lojë këtë sezon.

Notat e lojtarëve: Udinese 0-4 Napoli, Rrahmani lojtar i ndeshjes
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Udinese 0-4 Napoli, Rrahmani lojtar i ndeshjes

“Unë gjithmonë kam thënë se një ekip si Napoli duhet të ketë 3-4 mbrojtës të fortë”.

“Ka shumë ndeshje, gjëja më e rëndësishme është të jesh gati në çdo kohë”, përfundoi Rrahmani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori