LAJMI I FUNDIT:

Amerikanja e parë në Everest ngjitë Bjeshkët e Nemuna

Amerikanja e parë në Everest ngjitë Bjeshkët e Nemuna
Stacy në Gjeravicë: Stacy Allison në majën më të lartë të Kosovës Gjeravica, photo Donika Matoshi BNA

Për Stacy Allison (1958), femrën e parë nga ShBA-të që ka ngjitur Monte Everestin, Bjeshkët e Nemuna janë një destinacion i mahnitshëm dhe divers – një opinion që ajo e ka krijuar pasi eci shtegun Peaks of the Balkans, gjatë shtatorit 2023.

Stacy the grupi i grave të cilat e quajnë veten “Ninxha nënat”, kanë ecur nëpër tri shtetet ballkanike, që e bëjnë shtëpinë e këtyre bjeshkëve, Kosovë, Mali i Zi dhe Shqipëri.


Hulumtimin fillestar e ka bërë shoqja e Stacy Barbara, dhe me tu propozuar destinacioni, Stacy thotë se asaj ju deshëm 30 minuta për të pranuar aventurën në Ballkan.

Nëpërmes kompanisë Balkan Natural Adventure ato kanë realizuar këtë udhëtim.

Si një udhëtare me përvojë Stacy thotë se ajo nuk kishte krijuar “pritje” në kokën e saj se si do të jetë udhëtimi.

“Kur shkoj në një destinacion unë jam e hapur për të parë se çka sjellë ai vend”.

Me mendje dhe zemër të hapur Stacy gjeti shumë në Ballkan, në Bjeshkët e Nemuna të cilat për shumë vizitorë bëhen bjeshkë të bekuara.

“Atje gjeta shumë hapësira alpine të gjëra të mbushura me boronica – zot!” shprehet ajo me emocion duke treguar mahninë e vet me bjeshkët ballkanike.

“Pauzat që i bënim nëpër stane ku na shërbenin me jogurt me boronica dhe mjaltë – ishin një gosti e vërtetë”, shton ajo.

Photo Stacy Maja trekufirit: Stacy Allison, Donika Matoshi dhe turistë në shtegun Peaks of the Balkans, Maja e trekufirit në mes Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi, Photo Donika Matoshi BNA

“Një gjë tjetër që më la përshtypje janë pjesët me pyje”, specifikon Stacy.

Fjala është për pjesën e Bjeshkëve të Nemuna në Shqipëri, në të shumtën pjesa e Lumit të Gashit por edhe ajo afër Çeremit, ku ka pjesë pyjore me drurin ah.

Këto pyje janë identifikuar të vinë nga koha premordiale, të cilat në Evropë mund të gjinden vetëm në Gjermani dhe Shqipëri.

Allison ishte pjesë e një grupi të organizuar ku janë bashkangjitur persona nga vende të ndryshme të botës.

Për te kjo ishte hera e dytë në jetë që bënte një udhëtim me guidë. Donika Matoshi dhe Mentor Vokshi dy udhëheqësit e kanë bërë këtë përzgjidhje të Stacy-it.

“Në fillim u brengosa pasi do të jemi me njerëz të tjerë në grup, por çdo gjë shkoi mirë”, pohon Allison.

“Unë kam qenë në një udhëtim me guidë vetëm një herë në jetën time. Nuk është diçka tipike nga unë. Zakonisht shkoj diku dhe jam me shoqet e mia apo me dy djemtë e mi dhe bëjmë çka na do qejfi”, thotë ajo duke shtuar ”pjesa e mirë për turra me guida është dituria që e sjellë guida… Ne e ngjitëm Kollatën (Majën më të lartë të Malit të Zi) por nuk e bëmë nëpërmes rrugës standarde, bëmë një diversion. Pasi kishim guida e kemi ditur kah të shkojmë dhe bëmë një rreth e kështu nuk ecëm rrugës së njëjtë dy herë”.

Shtegu Peaks of “The Balkans “që tashmë është bërë një nga top shtigjet e botës, shquhet me bukuritë e veta dhe peizazhin divers, dhe bimësinë e lulet e ndryshme që e bëjnë këtë vend siç tha Stacy “të mahnitshëm”.

 Stacy Allison, Donika Matoshi dhe turistë të tjerë në pyllin e ahut, Photo Donika Matoshi/BNA 

Bjeshkatarët e vërtetë nuk e ngjisin më Everestin 

Allison, tashmë ka kaluar të gjashtëdhjetat, por ajo përveç ecjes së zakonshme në Peaks of the Balkans, ka ngjitur edhe majat opsionale Kollatën dhe Gjeravicën, duke e bërë udhëtimin edhe më epik.

Ajo në ligjëratat e veta motivuese dhe librin e saj tregon se si e ngjiti majën më të lartë në botë në vitin 1988.

Atëherë ngjitja atje ishte ndryshe: pa kampe bazë të organizuara paraprakisht, pa aeroport apo rrugë deri në afërsi të bjeshkës, pa armatë “The Sherpave” që ndihmojnë njerëzit që të ngjiten.

Në atë vit Allison për të arritur në vendin që tash quhet “Base Camp” është dashur të ecë për 22 ditë, duke i bartur pajisjet.

Tash arritja deri në “Base camp” është një ecje e popullarizuar.

“Unë mendoj që bjeshkatarët e vërtetë nuk e ngjisin Everestin. Është kallaballok. E di…ka shumë bjeshkë të tjera që janë po aq sfiduese dhe të bukura. Në një farë forme është pak e dhimbshme çka ndodhë atje, por është çka është”.

“Sot nëse je i aftë fizikisht mund ta bësh Everestin, e merr një guidë që të udhëheqë deri lartë dhe të kthen, nuk ke nevojë për dijeni teknike. Mendoj se është mos-respekt për sportin që ta bësh pa pasur aftësi të ngjitjes dhe bjeshkatarit”, shton ajo.

Kur Allison kishte ngjitur Everestin e kishte bërë këtë në tentimin e dytë.

Në të parin ata kishin mbetur në rrugë dhe pastaj kanë vendosur që të bëjnë edhe një udhëtim. Për këtë ata kishin mbledhur fonde nga sponsorët. Atyre ju kanë dashur 40 sponsorë për të mbledhur buxhetin prej 40 mijë dollarësh.

Në pyetjen pse bjeshkët, Stacy thotë “Unë i ngjis bjeshkët sepse aty shpirti im rritet”.

Stacy Allison në majën më të lartë të Kosovës Gjeravica, Photo Donika Matoshi/BNA

Pas vizitës së parë në Ballkan, Stacy ka mbetur me një përshtypje të mirë për rajonin. Udhëtimi për të ishte aq i mirë sa që ajo ka vendosur të kthehet sërish, për më shumë bjeshkë të bekuara. /Përgatiti -Virtyt Gacaferri/ Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori