LAJMI I FUNDIT:

Amerikani thyen rekord – shkon në kinema 777 brenda një periudhe 1 vjeçare për të shikuar filma

Amerikani thyen rekord – shkon në kinema 777 brenda një periudhe 1 vjeçare për të shikuar filma

Një burrë nga Pensilvania ka thyer Rekordin Botëror Guinness duke shkuar 777 herë në kinema për të parë filma brenda një periudhe njëvjeçare.

Zach Swope, 32 vjeç, nga Carlisle, përpjekjen e tij për thyerjen e rekordit e filloi me filmin e Minions: Rise of Gru në korrik 2022 dhe e përfundoi atë me filmin e Indiana Jones dhe Dial of Destiny një vit më vonë.

Swope theu rekordin e vendosur nga francezi Vincent Krohn në 2018, kur ai kishte shkuar 715 herë në kinema, raporton UPI, transmeton Telegrafi.


Swope tha se ai kursente në biletat e filmit për në kinematë Regal duke u regjistruar për Regal Unlimited Membership, e cili i lejonte atij vizita të pakufizuara në kinema për 22 dollarë në muaj.

Punonjësit e Regal monitoruan Swope gjatë filmave për t’u siguruar që ai po ndiqte rregullat e përcaktuara nga Rekordet Botërore Guinness, të cilat përfshinin mos marrjen e pushimeve në banjë ose porositjen e ndonjë ushqimi të lehtë ose pijeve gjatë filmave.

Adhuruesi i filmit deklaroi se do të shihte deri në tre filma pas punës gjatë ditëve të javës dhe do të shihte më shumë gjatë fundjavës.

Swope tha se filmi që ka parë më shumë ishte Puss in Boots: The Last Wish, plot 47 herë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Boshnjaku i dehur bëri një ndër marrëzitë e paparë në jetë

Boshnjaku i dehur bëri një ndër marrëzitë e paparë në jetë

Fun
Vajza

Vajza "Hawk Tuah" ia shpjegon gjyshes kuptimin e shprehjes virale

Fun
Derrat u ngjitën në pemë dhe lëpinë pemën e pjeshkës -pronari nuk e di se çfarë i ndodhi

Derrat u ngjitën në pemë dhe lëpinë pemën e pjeshkës -pronari nuk e di se çfarë i ndodhi

Fun
Burri vozit veturën me vajzën e tij në prehër, videoja ngjall reagime në rrjete sociale

Burri vozit veturën me vajzën e tij në prehër, videoja ngjall reagime në rrjete sociale

Interesante
Miliona e panë videon e djalit duke qeshur

Miliona e panë videon e djalit duke qeshur

Fun
Pronari e mësoi qenin t'i hidhej në prehër, më vonë u pendua

Pronari e mësoi qenin t'i hidhej në prehër, më vonë u pendua

Fun
Kalo në kategori