LAJMI I FUNDIT:

Amerikani merr një pagesë të pashpjegueshme prej afro 250 mijë eurove nga Google, ata thonë se ishte gabim

Amerikani merr një pagesë të pashpjegueshme prej afro 250 mijë eurove nga Google, ata thonë se ishte gabim

Sam Curry, një amerikan që e përshkruan veten si haker, thotë se u pagua në mënyrë misterioze me një shumë prej afro 250 mijë eurove nga Google muajin e kaluar, dhe se nuk e ka asnjë ide se pse gjiganti teknologjik i dha atij pagesë prej çerek milionë eurove.

“Kanë kaluar pak më shumë se 3 javë që prej se Google në mënyrë të rëndomtë më dërgoi afro 250 mijë euro, dhe ende nuk kam dëgjuar asgjë për biletën e mbështetjes. A ekziston ndonjë mënyrë që mund të kontaktojmë @Google”, shkroi në Twitter-in e tij Curry gjatë së enjtes me një “screenshot” të transaksionit.


Ai shtoi: “Është në rregull nëse ju nuk i doni t’i merrni prapë ato para”, transmeton Telegrafi.

Një inxhinier i stafit të sigurisë të Yuga Labs, Curry për NPR tha se ndonjëherë ai bënë “gjueti për bugs” për kompani të ndryshme duke përfshirë këtu edhe Google. Kjo është kur njerëzit paguhen për të ndihmuar firmat dhe organizatat e tjera të gjejnë dobësi në softuerin e tyre.

Por ai thotë se nuk ishte në gjendje të kuptonte një lidhje midis “gjuetisë për bugs” për Google dhe shumës së hedhur në llogarinë e tij bankare.

Paratë ishin në dispozicion për t’i shpenzuar Curry, por ai tha se thjesht po i mbante ato në rast se Google do të përpiqej t’i kthente.

Ai tha se nëse Google do t’i duhej shumë kohë për të kontaktuar me të, ati mund t’i duhej të transferonte paratë në një llogari të veçantë për të shmangur pagesën e taksave mbi to.

Në fund të fundit, Curry mendoi se Google me shumë mundësi e pagoi atë aksidentalisht. Rezulton se ai kishte të drejtë.

Në një deklaratë për NPR, një zëdhënës i Google tha: “Ekipi ynë së fundi i bëri një pagesë palës së gabuar si rezultat i gabimit njerëzor. Ne e vlerësojmë që na u komunikua shpejt nga partneri i prekur dhe po punojmë për ta korrigjuar atë gabim”.

Kompania synonte të kthente paratë, tha zëdhënësi. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Në korrik, Samsung prezanton Galaxy Z Flip6 - Fold6 dhe Galaxy Ring

Në korrik, Samsung prezanton Galaxy Z Flip6 - Fold6 dhe Galaxy Ring

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Diversifikimi i Windows Phone 7

Diversifikimi i Windows Phone 7

Teknologji
Kalo në kategori