LAJMI I FUNDIT:

Amerikani i cili shkon në punë me fustan e taka thotë se gruaja e tij nuk e ka problem me mënyrën se si vishet

Amerikani i cili shkon në punë me fustan e taka thotë se gruaja e tij nuk e ka problem me mënyrën se si vishet

Një burrë heteroseksual që vesh taka dhe funde në zyrë, i shmang pantallonat dhe thotë se veshjet e tij janë 50 për qind veshje femrash, ka thënë se gruaja e tij nuk e ka ‘problem’ zgjedhjen e stilit të tij.

Mark Bryan, 63 vjeç, nga Dallas, Teksas, ka veshur me krenari funde dhe taka femrash në vendin ku punon për inxhinieri robotike për pesë vjetët e fundit, por thotë se ai ka qenë gjithmonë i interesuar të eksplorojë stilin e tij që kur ishte në kolegj, transmeton Telegrafi.


Tani ai vesh funde dhe taka femrash në zyrë dhe thotë se në të vetmin vend ku nuk vesh taka është ‘fusha e futbollit’.

Ai thotë se e koncepton gardërobën si diçka ‘pa gjini’, pavarësisht se pranon vështrime nga të huajt kur del në publik.

Marku, i cili është heteroseksual dhe mbështetet nga gruaja e tij, tha: “Kam marrë pak reagim nga komuniteti LGBTQ+, duke më akuzuar se nuk qëndroj me ta. Por si vishem nuk ka të bëjë me gjininë apo seksualitetin”.

I rritur në Dallas, Teksas, Mark thotë se ai u frymëzua nga grupi muzikore i viteve 70-ta, Kiss ku performonin me këpucë me platformë e taka. /Telegrafi/