LAJMI I FUNDIT:

Amerikanët luftojnë ndikimin e Kinës përmes investimeve

Amerikanët luftojnë ndikimin e Kinës përmes investimeve

Senati Amerikan ka miratuar projektligjin për krijimin e një agjencie të investimit në vende në zhvillim me kapital prej 60 miliardë dollarësh, raporton Financial Times.

Amerikanët vlerësojnë se kjo iniciativë do të ofronte alternativë të fuqishme kundrejt iniciativave të drejtuara nga shteti i Kinës, që la shumë vende në zhvillim në borxhe të mëdha.


Shtëpia e Bardhë ka treguar tashmë se projektligji pritet të ketë dritën e gjelbër edhe nga Presidenti Trump deri sa në favor të ndryshimeve janë treguar dy partitë kryesore në vend.

Ray Washburne, presidenti i Korporatës Amerikane Private të Investimit (OPIC), tregon se përfshirja e këtij projektligji do të përshpejtojë zgjerimin dhe ri-disejnimin e kësaj agjencie. ‘Tani jemi në drejtimin e duhur’, citohet të ketë thënë Washburne, duke theksuar se legjislacioni i ri do të lejojë OPIC të zgjerojë portofolin e saj të investimit deri në 60 miliardë dollarë Amerikanë, nga 29.5 miliardë sa ishte më herët.

Iniciativa pritet të zgjerojë fuqinë e SHBA-ve në botë dhe do të ndihmojë në gjenerimin e vendeve të punës dhe të stabilitetit në vende në zhvillim.

‘Një OPIC i fuqizuar do të ofronte alternativë të fuqishme kundrejt iniciativave të drejtuara nga shteti i Kinës, që la shumë vende në zhvillim në borxhe të mëdha’, theksoi Washburne.

Dispozitat kryesore të projektligjit do të lejojnë Agjencinë të merr pjesë në sigurimin e kapitalit për projekte duke ndikuar kështu në nxitjen e investimeve private në tregjet në zhvillim, ku konkurrenca nga ndërmarrjet shtetërore kineze është bërë veçanërisht e ashpër.

Në anën tjetër, Pekini ka kundërshtuar zërat që pretendojnë për rritje të ndikimit politik në botë përmes borxheve, duke sqaruar se ata u kanë lejuar borxhet vendeve në zhvillim për të promovuar bashkëpunimin dhe nxitjen e tregtisë. Kina ka financuar projekte në vlerë prej dhjetëra miliardë dollarësh në Azi, Afrikë, Amerikë Latine dhe Evropë.

Edhe në Ballkanin Perëndimor janë paralajmëruar shumë investime në sektorin e energjisë dhe të infrastrukturës, të përkrahura me borxhe nga Kina. Në samitin e fundit ‘16+1’, ku po merrnin pjesë vende të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor (duke mos përfshirë Kosovën), Kina kishte ri-konfirmuar përkushtimin për financimin e projekteve në rajonin e Ballkanit Perëndimor përmes borxheve.

Vetëm në Serbi, projektet investuese të Kinës tejkalojnë 5.5 miliardë euro, pjesa më e madhe e të cilave janë të dedikuara për energji dhe infrastrukturë, kishte theksuar Zorana Mihajlovic, Ministre për Ndërtim, Transport dhe Infrastrukturë në Serbi. E njëjta ka njoftuar se këto investime pritet të zgjerohen.

Mediat në Kinë raportojnë se përmes këtyre aktiviteteve Kina me përkrahje të Rusisë, po tenton të shtrijë ndikimin politik edhe në Ballkan, përmes investimit në projekte të mëdha, si ato të ndërtimit të termocentraleve në Serbi dhe Bosne, të paralajmëruara nga qeveritë e këtyre dy vendeve.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Ekonomi
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ekonomi
Kalo në kategori