Amerikanët dëshirojnë fëmijë si Ajnshtajni, ndërsa evropianët lumturinë e tyre
Universiteti në Connecticut ka bërë studimin për atë se çfarë mendojnë për fëmijët e tyre prindërit në Amerikë dhe Evropë. Amerikanët konsiderojnë që rrisin Ajnshtajna, derisa evropianët janë të relaksuar dhe më të rëndësishme e kanë lumturinë e tyre.
Sipas studimit, amerikanët janë shumë më të fokusuar në shkathtësitë intelektuale dhe kognitive të fëmijëve të tyre, por nuk dinë të thonë nëse janë të lumtur.
“Amerika është obsesionuar me zhvillimin kognitiv shumë më shumë se sa me aktivitete tjera të fëmijëve në moshë të re”, theksohet në deklaratën e Sara Harkness, udhëheqëse e studimit.
Studimi është fokusuar në SHBA, Holandë dhe disa shtete tjera. Rezultatet janë tërësisht të ndryshme: amerikanët kanë “orë të posaçme” për fëmijët e tyre, derisa holandezët kalojnë disa orë në ditë me fëmijët dhe familjen.
Prindërit amerikan kanë deklaruar se si luftojnë që të vendosin rregullin e gjumit te fëmijët e vet të vegjël për të mos u zgjuar gjatë natës, përpiqen t’i argëtojnë me aktivitete të ndryshme.
Holandezët kanë regjim tjetër, pushojnë më shumë dhe kanë orar normal të aktiviteteve të fëmijëve të tyre të cilët flenë në mënyrë normale. “Nëse nuk fle gjatë ditës, bëhet nervoz, kështu që përveç dremitjes ditore, foshnja shkon në shtrat në orën 18:30”, ka thënë holandezja, nënë e bebes gjashtëmuajshe. Kjo ashiqare funksionon, sepse holandezët janë më të qetë, për dallim nga amerikanë, bebet e të cilëve janë shumë aktive.
Përveç orarit të gjumit, prindërit amerikanë janë të ngarkuar edhe me inteligjencën e fëmijëve që nga mosha e hershme.
Hulumtuesit kanë bërë listën e atributeve, me të cilat 60 familje në gjashtë shtete të ndryshme është dashur të përshkruajnë fëmijët e vet.
Amerikanë vazhdimisht kanë theksuar se fëmijët i kanë jashtëzakonisht inteligjent, derisa vendet tjera janë fokusuar në lumturi, kënaqësi dhe balancim.
Kjo me siguri rrjedh edhe nga larmia e kulturave. Amerikanët punojnë më shumë se evropianët, dhe ndoshta për këtë arsye karakteristikat si inteligjenca dhe kureshtja vlerësohen ndryshe.
Evropianët po ashtu kanë pushimet e lehonisë dhe beneficione prindërore, derisa amerikanë duhen të kthehen më shpejt në punë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë