LAJMI I FUNDIT:

Amerikanët evakuohen nga anija në Japoni, nisen për në shtëpi – nervozohen që në SHBA i pret karantina 14 ditore

Amerikanët evakuohen nga anija në Japoni, nisen për në shtëpi – nervozohen që në SHBA i pret karantina 14 ditore

Rreth 400 shtetas amerikanë që ishin brenda anijes Diamond Princess në portin japonez Jokohama, kanë udhëtuar me aeroplan për në SHBA ku pritet të qëndrojnë edhe atje rreth 14 ditë në karantinë, e ky veprim i autoriteteve ka nervozuar disa prej tyre.

Siç raporton CNN, karantina për amerikanë që janë nisur sot për në SHBA është i detyrueshëm, kurse ata që kanë vendosur të qëndrojnë brenda anijes derisa të skadon afati i karantinës, do të duhet të qëndrojnë edhe 14 ditë tjerë në Japoni, transmeton Telegrafi.


E këto veprime kanë shkaktuar pakënaqësi te pasagjerët, që po pyesin se pse administratës amerikane i është dashur kaq shumë kohë të reagojë.

Kinezët po bëjnë gjithçka që ta luftojnë zgjerimin e coronavirusit, po i dezinfektojnë edhe paratë
Lexo po ashtu Kinezët po bëjnë gjithçka që ta luftojnë zgjerimin e coronavirusit, po i dezinfektojnë edhe paratë

“Nga tragjedia, në komedi e derisa të farsa”, ka shkruar në Twitter pasagjeri amerikan Matthew Smith.

Kujtojmë që rreth 3.700 persona gjendet në karantinë prej 3 shkurti brenda kësaj anije, e cila u izolua kur u kuptua se një pasagjer nga Hong Kongu ishte infektuar me coronavirus. /Telegrafi/