"Amerika do kthehet në Hënë, këtë herë për të qëndruar", shefi i NASA-s zbulon planet për misionin e ri

Shefi i NASA-s, Jared Isaacman, ka mbajtur një konferencë për shtyp mbi planet e agjencisë për një bazë në hënë.
Projekti supozohet të krijojë një prani të përhershme njerëzore atje.
Në fjalën e tij hapëse, Isaacman i referohet "entuziazmit" midis publikut të gjerë për ambiciet e reja hënore të SHBA-së.
Ai tha se “Amerika do kthehet përsëri në hënë dhe këtë herë për të qëndruar".
Isaacman zbuloi se agjencia hapësinore do të "përdorë" manualin e saj të viteve 1960 në misionin e saj për t'u rikthyer në Hënë.
Gjithashtu, ai tha se agjencia do të "përcaktojë se çfarë funksionon dhe çfarë jo", pasi baza në Hënë është po aq "e bukur sa është edhe armiqësore".
"Në dritën e diellit, sipërfaqja mund të nxehet deri në mbi 250°C. Në errësirë, mund të bjerë shumë nën -200°C", deklaroi ai.
Ndër tjera, Isaacman falënderoi të gjithë për kontributin, përfshirë, më së shumti, presidentin amerikan, Donald Trump. /Telegrafi/







































