LAJMI I FUNDIT:

Amendamentet kushtetuese nga 17 janari para Komisionit për Çështje Kushtetuese, më 15 janar do të votohet

Amendamentet kushtetuese nga 17 janari para Komisionit për Çështje Kushtetuese, më 15 janar do të votohet

Qeveria si propozues i ndryshimeve kushtetuese në afat prej dy ditësh duhet të dorëzojë raport  nga debatet publike  mbi sugjerimet dhe propozimet kryesore për përmirësimin e draft-amendamenteve.

Procesi i ndryshimeve kushtetuese duhet të përfundojë me miratimin e amendamenteve të propozuara pas dëgjimit të debatit publik dhe me vendimin për ndryshimin e Kushtetutës, ku do të votohet në Kuvend me shumicë prej dy të tretash nga numri i përgjithshëm i deputetëve, në seancë që është e parashikuar të mbahet më 15 janari, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Debati publik filloi me debatin në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, e më pastaj vazhdoj me debati në AShAM, në Universitetin e FON-it, në UEJL në Tetovë, dhe në Komunën e Shtipit, ku morën pjesë akademikë dhe ekspertë, përfaqësues të sektorit qytetar, si dhe qytetarë të ndryshëm.

Të hënën, më 17 dhjetor duhet të mbahet seancë në Komisionin e çështjeve kushtetuese.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi deklaroi se seanca plenare në Kuvend duhet të jetë më herët më 9 janar vitin e ardhshëm, ndërsa votimi do të ndodh më 15 janar.

Për votimin e fundit në Kuvend janë të nevojshme 80 vota./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori