Amber Rose ka rrezikuar të vetëvritej shkaku i Kanye West

Amber Rose tha se ka rrezikuar të vetëvritej pasi prej shtatë vjetësh ka pësuar bulizmin e ish-partnerit të, Kanye West.
Këngëtarja 33-vjeçare pranoi në një intervistë se reperi amerikan e ka përndjekur vazhdimisht, qoftë në këngët e tij, qoftë në deklarata publike.
Rose rrëfeu se prishja e marrëdhënies me Kanye West-in i kishte thyer zemrën. Ofendimi që ai i kishte bërë më pas përmes teksteve të këngëve, për aktoren është forma më ekstreme e bulizmit.
Amber Rose ka qenë e martuar me një tjetër reper amerikan, Wiz Khalifa, me të cilin ka edhe një djalë katërvjeçar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
29/07/2017
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
































































