LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja Willems dhe Lumezi flasin për sundimin e ligjit

Ambasadorja Willems dhe Lumezi flasin për sundimin e ligjit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim, ambasadoren e Holandës në Prishtinë, Gerrie Willems.

Gjatë këtij takimi kryeprokurori Lumezi, e njoftoi ambasadoren Willems me efikasitetin e sistemit prokurorial, duke theksuar se prokurorët  e Shtetit janë të vendosur dhe të gatshëm që të kontribuojnë  në forcimin  e sundimit të ligjit, si dhe të ndërgjegjshëm për t’u përballuar me sfidat që i ka sistemi prokurorial.


Lumezi e  Willems, kanë diskutuar për sundimin e ligjit si dhe për veprimet të cilat ka ndërmarrë Prokurori i Shtetit, në përmbushjen e kriterit të dytë për liberalizimin e vizave.

Gjithashtu, ata kanë diskutuar për projektin të cilin është duke e mbështetur ambasada e Holandës, për forcimin e integritetit të bartësve të funksioneve gjyqësore dhe prokuroriale, ku është theksuar se përpos njohjes së limiteve ligjore dhe profesionalizmit është i rëndësishëm integriteti dhe sjelljet e prokurorëve dhe gjyqtarëve në përputhje me kodin e etikës, gjë e cila vlen për të rritur besueshmërinë në sistemin prokurorial.

Po ashtu, Lumezi e Willems, kanë diskutuar për luftën kundër korrupsionit, për të cilën kryeprokurori Lumezi ka theksuar se është një element shumë i rëndësishëm drejt rrugës për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, si dhe ka theksuar sfidë kryesore e institucionit që e udhëheq, mbetet  luftimi i dukurive të këqija si, luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve ekonomike, terrorizmit dhe krimet e luftës, duke theksuar se pavarësisht vështirësive institucionet e drejtësisë duhet t’i tejkalojnë të gjitha këto, që të arrin rezultate më të mira në hetimin dhe ndëshkimin e krimit.

Ndërkaq, ambasadorja holandeze Willems, ka premtuar që shteti i Holandës do ta ndihmoj sistemin prokurorial,  si dhe i ka dhënë mbështetje kryeprokurorit Lumezi, për punën dhe angazhimin e tij në drejtim të forcimit të sundimit të Ligjit në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori