LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja Shala flet për lëshimin e takimit nga Serbia dhe Rusia gjatë fjalimit të saj

Ambasadorja Shala flet për lëshimin e takimit nga Serbia dhe Rusia gjatë fjalimit të saj

Ambasadorja e vullnetit të mirë për Kosovën, Elvana Shala ka folur për fjalimin e saj virtual që e pati dy ditë më parë me temën ‘Paqja Botërore dhe Drejtësia’, nga modeli ndërkombëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Shala tha se gjatë fjalimit të saj, në momentin kur iu bë një pyetje nga një panelist, se “a duhet të jetë kërkim falja sa i përket krimeve të luftës e dyanshme si nga Kosova dhe Serbia”, përfaqësuesit e Rusisë dhe Serbisë e lëshuan takimin.


“Në konferencën e para dy ditëve ‘Paqja Botërore dhe Drejtësia’, nga OKB-ja ku në mesin e 43 shteteve pjesëmarrëse ishin dhe Rusia e Serbia të cilat në momentin që unë fillova të flas dhe t’i përgjigjem pyetjes të një panelisti ‘se a duhet të jetë kërkim falja sa i përket krimeve të luftës e dyanshme si nga Kosova dhe Serbia’, natyrisht që përgjigja ime ishte e prerë ‘nuk kemi pse të kërkojmë falje sepse Kosova ishte viktima dhe jo agresori. Ata e lëshuan takimin. Nuk është që nuk e kam pritur, edhe pse ishte përballja ime e parë me ato shtete. Edhe pse u ndjeva shumë krenare sepse duartrokitjet shkuan për Kosovën, dhe ata dolën pohues për atë se çka thash unë. Mu dukë sikur e kishin bërë më fjalë që të dyja shtetet dolën në të njëjtën kohë, por prapë se prapë pikët shkuan për ne”, tha Shala.

Ajo tregoi po ashtu se gjatë gjashtë viteve që udhëheq me misionin e ambasadores, ka pasur edhe sfida të ndryshme.

“Nga takimet që kam pasur, misioni kryesor ka qenë promovimi i Kosovës, si dhe lobimi për Kosovën për shtetet që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës si dhe në organizata në të cilat Kosova ende nuk është anëtare me të drejta të plota. Kjo është dhe arsyeja pse agjenda imë është ndarë në dy pjesë. Për këto gjashtë vite kam pasur udhëtime të shumta, dhe do të ketë edhe për dy vite të mandatit tim të dytë. Ka pas shumë raste që jam befasuar për mirë, por shumë pak raste kur jam befasuar për keq”, ka thënë ndër të tjera, ambasadorja e vullnetit të mirë për Kosovën, Elvana Shala.

Shala po ashtu tha që e ka një projekt, për krijimin e një himni ku do ta përfaqësoj Kosovën kudo që do të shkoj, por siç tha ajo ky projekt pritet të përfundoj në fund të vitit. /Telegrafi/