LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Shpend Kallaba shoqëroi xhudistët e Kosovës në Hungari

Ambasadori Shpend Kallaba shoqëroi xhudistët e Kosovës në Hungari

Xhudistët e Kosovës janë pritur dhe përcjell nga ambasadori i Kosovës në Hungari, Shpend Kallaba, gjatë pjesëmarrjes në Grand Prixin e Budapestit.

Kosova ka pasur një Grand Prix të mirë në Budapest pasi ka arritur t’i rrëmbëj tri medalje, një të artë dhe dy të argjendta.


Qëndrimi në Hungari për delegacionit të xhudistëve tanë është ndihmuar edhe nga ambasada e Kosovës, apo më saktë ambasadori Shpend Kallaba.

Të gjitha lajmet rreth Xhudos
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Xhudos

“Ambasadori Shpend Kallaba mori pjesë dhe shoqëroi delegacionin e sportistëve të Federatës së Xhudos në krye me trajnerin Driton Kuka dhe kampionen olimpike Majlinda Kelmendi gjatë pjesëmarrjes së tyre në Grand Prix Budapest”.

“Ekspedita jonë po tregon formë të jashtëzakonshme duke arritur të marrë deri me tani një medalje të artë nga Akil Gjakova dhe dy medalje të argjendta nga Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova”.

“Shumë krenar me arritjet e sportistëve tonë në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e ambasadës. /Telegrafi/