LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Minxhozi nuk shkon në panairin “Prishtina 2018”

Ambasadori Minxhozi nuk shkon në panairin “Prishtina 2018”

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi, nuk ka marrë pjesë në hapjen e panairit “Prishtina 2018”.

Minxhozi dje në një intervistë për KosovaPress, ka fajësuar Odën Ekonomike të Kosovës, se nuk ka bërë një organizim të duhur dhe nuk i ka njoftuar bizneset shqiptare për të marrë pjesë në panairin “Prishtina 2018”, pasi bizneset e Shqipërisë kanë interes për të marrë pjesë në panairet e Kosovës.

Hapet panairi "Prishtina 2018", merr pjesë një kompani nga Shqipëria dhe 70 nga Serbia
Lexo po ashtu Hapet panairi "Prishtina 2018", merr pjesë një kompani nga Shqipëria dhe 70 nga Serbia

Minxhozi për KosovaPress ka thënë se nuk qëndrojnë deklaratat e kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, se ka humbur besimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për të bërë biznes.

174 kompani do të marrin pjesë nesër në Panairin Ndërkombëtar “Prishtina 2018”, prej të cilave 70 janë kompani nga Serbia, ndërsa vetëm një nga Shqipëria. /Telegrafi/