LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar viziton Doganën e Kosovës

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar viziton Doganën e Kosovës

Drejtori i përgjithshëm i Doganës, Bahri Berisha ka pritur në një vizitë ambasadorin Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Gjatë takimit u diskutuan çështje tregtare në mes të dy vendeve tona si dhe përkrahja e madhe që Britania ka dhënë në zhvillimin e Doganës së Kosovës.


Drejtori Berisha informoj ambasadorin lidhur me të arriturat e Doganës si dhe progresin e arritur në fushat e ndryshme duke përfshirë luftimin e krimit transkufitar.

Gjithashtu ambasadori Abbott, u njoftua edhe me të arriturat në 20 vjetorin e themelimit të Doganës ku Dogana Britanike ka dhënë kontribut të madh. /Telegrafi/