LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori i Kosovës në Turqi: Asnjë qytetar i Kosovës s’është i rrezikuar

Ambasadori i Kosovës në Turqi: Asnjë qytetar i Kosovës s’është i rrezikuar

Gjendja në Turqi po vazhdon të stabilizohet pas përpjekjes për puç ushtarak të nisur të premten mbrëma.
Ambasadori i Kosovës në Turqi, Avni Spahiu, në një prononcim dhënë përmes telefonit në RTK, tha se gjendja ende nuk është krejtësisht stabile dhe se institucionet janë duke u përpjekur për ta vënë situatën në kontroll.

Spahiu ka shtuar se numri i të vdekurve nga këto trazira është rritur në mbi 260 dhe se përplasjet mes ushtrisë dhe forcave qeveritare po vazhdon. Ndërsa, ka bërë të ditur se deri më tani asnjë qytetar i Kosovës nuk ka pësuar nga këto ngjarje, transmeton lajmi.net.


Ai ka njoftuar të gjithë qytetarët kosovarë që gjenden aktualisht në Turqi, se ambasada e Kosovës në Ankara ka vënë në dispozicion dy numra emergjent për t’u paraqitur për ndonjë sugjerim.

“Ne si ambasadë jemi angazhuar që të shohim këtë situatë. Kemi vënë në dispozicion dy numra për shtetasit e Kosovës dhe kemi marr disa telefonata. Ne i kemi propozuar që të qëndrojnë në vendet ku ata janë dhe ata u janë përgjigjur këtyre sugjerime”.

“Për fat të mirë nuk ka pasur ndonjë incident që i ka involvuar qytetarët tanë dhe shpresojmë që të vazhdojë kështu”, ka thënë ambasadori Spahiu.

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Lajme
Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Lajme
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Kalo në kategori