LAJMI I FUNDIT:

Hovenier ia kujton Rakiqit se Milan Radoiçiq është në listën e zezë të SHBA-së

Hovenier ia kujton Rakiqit se Milan Radoiçiq është në listën e zezë të SHBA-së

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ia kujtuar kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq se vartësi i tij Milan Radoiçiq është në listën e zezë të sanskioneve të Departamentit të Thesarit.

Hovenier në një deklarim për media është shprehur se Radoiçiq është i lidhur me grupet kriminale ndërkombëtare.


“Në këtë takim ia kujtova [Goran Rakiqit] një çështje të veçantë, por jo në kontekstin e deklaratës së fundit, por t’ia kujtoj njerëzve se Milan Radoiçiq nga Shtetet e Bashkuara është futur në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit dhe sipas informatave tona është i lidhur me grupet kriminale ndërkombëtare dhe korrupsionit dhe ia bëra me dije atij qëndrimin e SHBA-së rreth këtij individi”, tha Hovenier, shkruan Telegrafi.

SHBA-ja në fund të vitit të kaluar kishte vendosur sanksione ndaj një grupi të krimit të organizuar që vepron në veri të Kosovës, në krye të së cilit është Zvonko Veselinoviq.

Të lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin – Departamenti amerikan i Thesarit sanksionon disa individë edhe biznese në Kosovë
Lexo po ashtu Të lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin – Departamenti amerikan i Thesarit sanksionon disa individë edhe biznese në Kosovë

Sipas Zyrës së Kontrollit për Pasuritë e Huaja të Departamentit të Thesarit (OFAC), përveç Veselinoviq janë edhe i vëllai Zharko Veselinoviq, pastaj Zhelko Bojiq, Milan Mihajloviq, Sinisha Nedeljkoviq, Radovan Radiq, Milan Radisavleviq, Milojko Radisavleviq, Milan Radoiçiq, Marko Rosiq, Radule Steviq, Milivoje Vuloviq.

Thesari thotë se ky grup ka qenë i përfshirë në skema të mëdha të ryshfetit me zyrtarë të sigurisë, kosovarë dhe serbë, të cilët lehtësojnë trafikimin e paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve midis dy vendeve.

Departamenti i Thesarit thotë se sanksionimi do t’i prek pronat e atyre që janë në SHBA ose në zotërim nga individët amerikanë. /Telegrafi/