LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori gjerman uron Beyer: Zgjedhja e tij lajm i shkëlqyeshëm

Ambasadori gjerman uron Beyer: Zgjedhja e tij lajm i shkëlqyeshëm

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka uruar deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer, i cili është përzgjedhur sot raportues i Kosovës në Këshillin e Evropës.

Heldt përmes profilit të tij në Twitter ka shkruar se zgjedhja e Beyer është lajm i shkëlqyeshëm.


“Ky është me të vërtetë lajm i shkëlqyeshëm. Përgëzimet dhe urimet më të mira për Peter Beyer për këtë detyrë të rëndësishme. Ai e njeh Kosovën dhe rajonin mirë. Gjithë të mirat”, ka shkruar ambasadori Heldt në Twitter.

Beyer mposhti kundërkandidatin e tij rus, Aleksey Kondratyev me prejardhje ruse. Për kandidimin e Kondratyev kishte pasur reagime të shumta nga Prishtina.

Kush është Peter Beyer, raportuesi i zgjedhur për Kosovën në Këshillin e Evropës
Lexo po ashtu Kush është Peter Beyer, raportuesi i zgjedhur për Kosovën në Këshillin e Evropës

Gjatë votimit të sotëm në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ai fitoi me 33 vota kundrejt Aleksey Kondratyev me prejardhje ruse që mori 6 vota./Telegrafi/