LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Delawie shpreh keqardhje dhe brengosje për zhdukjen e dy policëve

Ambasadori Delawie shpreh keqardhje dhe brengosje për zhdukjen e dy policëve

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, ka shprehur brengën dhe keqardhjen e tij në lidhje me aksidentin dhe për rrjedhojë humbjen e dy policëve të Kosovës.

Ai ka thënë se po e përkrahin përpjekjet e të gjitha institucioneve për gjetjen e dy policëve të zhdukur.


Delawie, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se përkrahin përpjekjet e të gjitha institucioneve të përfshira në aksionin e kërkim-shpëtimit për dy policët.

“Në emër të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, do të doja të shprehja brengën dhe keqardhjen ndaj Policisë së Kosovës dhe familjeve të prekura, derisa kërkimi vazhdon për policët e humbur pas aksidentit me veturë. Ne përkrahim PK-në dhe FSK-në në përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të gjetur pjesëtarët e PK-së”, ka shkruar Delawie në Twitter.

Të shtunën, rreth orës 21:00, pas një aksidenti të pësuar me veturën zyrtare në rrugën Hani i Elezit – Kaçanik, dy policë të Kosovës kanë humbur pasi vetura e tyre ka rënë në lumin Lepenc. Kërkimet për ta po vazhdojnë edhe në rrjedhën e lumit në teritorin e Republikës së Maqedonisë. /Telegrafi/