LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori britanik tregon pse i dërgoi letër KQZ-së për zgjedhjet në Drenas

Ambasadori britanik tregon pse i dërgoi letër KQZ-së për zgjedhjet në Drenas

Ambasadori Britanik Ruairi O’Connell ka shpjeguar se letra që ia ka drejtuar KQZ-së në emër të vendeve të Quint-it (SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia), nuk është një synim për të ndërhyrë në politikë, pasi sipas tij, populli i Kosovës duhet t’i zgjedhe vet udhëheqësit.

O’Connell në letrën drejtuar KQZ-së ka kërkuar që OSBE të monitorojë zgjedhjet në Drenas, për shkak të mundësisë së keqpërdorimeve, por ka shprehur keqardhje që letra është bërë publike.

Sqarimi i plotë i ambasadorit britanik përmes postimit në Facebook:

“E shoh se letra ime që kam shkruar në emër të Kuintit, drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është bërë publike. Më vjen keq që kjo letër është bërë publike, edhe pse është dashur të mbetet si korrespondencë private me autoritetin qendror të zgjedhjeve. Si e tillë, ne nuk kemi asnjë qëllim të ndërhyjmë në politikë; është populli i Kosovës ai që duhet të vendos për udhëheqësit e vet. Ka qenë një gabim në përkthim në gjuhën shqipe.

Ne nuk kemi thënë se ka pasur ‘gjithmonë’ shqetësime. Por, ne kemi vërejtur se ka pasur shqetësime ‘historike’. Ne nuk kemi dëgjuar ndonjë akuzë për mashtrim para kësaj zgjedhje. Motivimi ynë ishte se, në një periudhë me tensione të larta politike, është e rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për rajonin që zgjedhjet të pranohen nga të gjithë si të lira dhe të drejta, dhe se monitorimi i OSBE-së do të ndihmojë për të siguruar këtë” ka shkruar O’Connell në Facebook.

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Lajme
Policia arreston gjashtë persona në Gjilan, sekuestron mbi 33 kilogramë ari dhe mijëra euro

Policia arreston gjashtë persona në Gjilan, sekuestron mbi 33 kilogramë ari dhe mijëra euro

Kronika e Zezë
Tentoi të fuste në Kosovë pije alkoolike nga Serbia, dogana sekuestron mallrat

Tentoi të fuste në Kosovë pije alkoolike nga Serbia, dogana sekuestron mallrat

Lajme
Osmani takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim

Osmani takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim

Lajme

"20 mijë euro për statusin e viktimës së luftës", rrëfimi i të mbijetuarës së masakrës së Abrisë

Lajme
Kalo në kategori