LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori amerikan Hovenier: Kosova ka nevojë për një sektor dinamik privat

Ambasadori amerikan Hovenier: Kosova ka nevojë për një sektor dinamik privat

Fuqizimi dhe thellimi i lidhjeve ekonomike dhe marrëdhënieve tregtare, i cili do të rezultojë në prosperitet më të madh për amerikanë dhe kosovarë është në mesin e prioriteteve më të larta për ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier.

Duke folur në mbledhjen vjetore të Kuvendit të Përgjithshëm të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, ambasadori Hovenier tha se viti 2021 ishte vit i mirë për ekonominë e vendit dhe që sektori privat është nxitësi kryesor i rritjes ekonomike.

Hovenier theksoi rëndësinë e një sektori dinamik privat, si dhe nevojën e fuqizimit të dialogut me komunitetin e biznesit dhe shfrytëzimit të fuqisë së investimeve nga diaspora.

“Njëri ndër prioritetet kryesore të Ambasadës tonë është përkrahja e trajektores evropiane dhe euro-atlantike të Kosovës. Kosova është treg i vogël, por ka potencialin të shndërrohet në një qendër të tregtisë dhe investimeve në Evropën juglindore”, tha Hovenier, duke shtuar se Ambasada përkrah iniciativat që krijojnë tregti më efikase ndërkufitare dhe që çojnë në një ekonomi më konkurruese dhe më përfshirëse kosovare.

Veç kësaj, ambasadori tha se derisa sektori publik ka fuqi të arrijë shumë synime, është me rëndësi të largohet nga sektorë të caktuar të ekonomisë, për të lënë sektorin privat të bëjë më të mirën.

Në fund, Hovenier u bëri thirrje kompanive në Kosovë të promovojnë dhe zbatojnë masat parandaluese si maskat e fytyrës, distancën sociale dhe vaksinimin brenda stafit dhe klientëve të tyre, derisa varianti Omicron vijon të jetë i pranishëm dhe po shpërndahet me shpejtësi në Kosovë.

Drejtori ekzekutiv i OEAK-ut, Arian Zeka tha se përgjatë dekadës së fundit, organizata është rritur gati tri herë për kah anëtarësia, financat dhe stafi, duke shtuar se sa më e fuqishme që organizata është bërë përgjatë viteve, aq më shumë e ka kuptuar që duhet t’u qëndrojë besnike vlerave dhe parimeve të Odës Ekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Washington, si dhe vlerave individuale që çdokush në Odën Amerikane përfaqëson.

Zeka ka falënderuar anëtarët në largim të stafit për udhërrëfimin dhe mbikëqyrjen e tyre, Ambasadën e SHBA-së për përkrahjen e tyre dhe institucionet e Kosovës për partneritetin e tyre.

Delegatët e OEAK-ut zgjodhën Bordin e ri të Guvernatorëve, ndërsa për herë të parë përgjatë ekzistencës tetëmbëdhjetëvjeçare të organizatës, Afrore Rudi nga Deloitte është zgjedhur si presidentja e parë grua e Bordit të Guvernatorëve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i

Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron

Edil Project
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kritikat për kontratat njëburimore, Aliu: Është vetëm një, nuk e kam problem hetimin

Kritikat për kontratat njëburimore, Aliu: Është vetëm një, nuk e kam problem hetimin

Ekonomi
​S’ka kuorum, dështon themelimi i Komisionit hetimor për kontratat njëburimore

​S’ka kuorum, dështon themelimi i Komisionit hetimor për kontratat njëburimore

Ekonomi
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori