LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë zv.kryeministrit Bislimi, Kryeziu: Takimet janë të rregullta

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë  zv.kryeministrit Bislimi, Kryeziu: Takimet janë të rregullta

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka ritheksuar se qëndrimi për Asociacionin është i njëjtë dhe i pandryshueshëm.

Kryeziu këtë deklaratë e bëri në RTV Dukagjini, pas pyetjes se bërë nëse zv.kryeministri Besnik Bislimi, ka takuar ambasadorët e QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së në Prishtinë për të diskutuar për asociacion, transmeton Telegrafi.


“Albin Kurti sikur Besnik Bislimi ka takime të rregullta, disa në baza javore, qëndrimet tona sa i përket asociacionit janë të njëjta dhe të pandryshueshme”, tha ai.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti ka takuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ditën e martë në Bruksel.

Në takimin e ndërmjetësuar nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pala kosovare dhe ajo serbe paraqitën qëndrimet e tyre për agjendën e dialogut, por që nuk arritën ndonjë pajtim.

Kurti ka theksuar se është i gatshëm për dialog dhe njohje të ndërsjelltë, por që të gjitha marrëveshjet e arritur deri tani duhet shqyrtuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori