LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorët e huaj mirëpresin arritjen e marrëveshjes mes KEDS dhe Elektrosever për energjinë në veri

Ambasadorët e huaj mirëpresin arritjen e marrëveshjes mes KEDS dhe Elektrosever për energjinë në veri

KEDS dhe Elektrosever, së fundmi kanë arritur marrëveshje për normalizimin e shpërndarjes dhe të furnizimit me energji elektrike në pjesën veriore të Kosovës.

Arritjen e kësaj marrëveshje e kanë mirëpritur ambasadorët e huaj të akredituara në Kosovë.


KEDS e quan moment historik nënshkrimin e kontratës me Elektroseverin
Lexo po ashtu KEDS e quan moment historik nënshkrimin e kontratës me Elektroseverin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka shkruajtur se ky është një lajm i mirë dhe se tani duhet të ketë zbatim pa vonesa.

“Vërtet lajm i mirë, tani kemi nevojë për zbatim të qëndrueshëm pa vonesa të mëtejshme!”, është shprehur Rohde.

Edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott e ka quajtur si të rëndësishëm arritjen e kësaj marrëveshje.

“Unë e mirëpres këtë progres të rëndësishëm në zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë”, ka shkruar ai.

Në anën tjetër, edhe Bashkimi Evropian ditë më parë e ka mirëpritur nënshkrimin kontratës komerciale ndërmjet kompanisë energjetike të Kosovës KEDS dhe kompanisë, Elektrosever.

Miroslav Lajçak me anë të një komunikate e ka quajtur këtë si një hap të rëndësishëm për zbatimin e plotë të Udhërrëfyesit për Energjinë. /Telegrafi/