LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorë që e fuqizojnë Kosovën, jo që e dëmtojnë

Ambasadorë që e fuqizojnë Kosovën, jo që e dëmtojnë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, para pak ditësh ka paralajmëruar se shumë shpejt do të ketë edhe ambasadorë serbë, të cilët do ta përfaqësojnë Republikën e Kosovës në shtete të ndryshme të botës.

Por, përfaqësues të partive opozitare thonë se gjithçka do të ishte në rregull sikur këta ambasadorë t’i përfaqësonin denjësisht interesat e Republikës së Kosovës e jo ta dëmtojnë shtetin në aspektin diplomatik, duke u instrumentalizuar nga Serbia.


Pjesë e koalicionit qeverisës është edhe Lista Serbe, e cila, sipas opozitës në vend, është sabotuese e shtetësisë së Kosovës dhe është shprehur kundër formimit të ushtrisë së vendit, duke qenë kështu në një linjë me Qeverinë e Serbisë, shkruan “Zëri”.

Megjithatë, ndryshe mendojnë zyrtarët qeveritarë në vend. “Përfaqësuesit e partive të komunitetit serb në Qeverinë e Kosovës dhe në Kuvend janë legalë dhe legjitimë. Kosova është shtet i qytetarëve dhe në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve mund të emërohen kurdoherë qytetarët kosovarë në shërbimin diplomatik të vendit.

Nuk ka afate, mirëpo kjo do të ndodhë në një të ardhme të afërt”, ka thënë për “Zërin” Halil Matoshi, këshilltar për medie i kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori