Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) nëpërmjet rrjetit social “Facebook” përgëzon qytetarët e Maqedonisë së Veriut që ushtruan të drejtën e votës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019.

“E urojmë Stevo Pendarovskin për zgjedhjen e tij dhe presim të punojmë më të, qeverinë dhe me të gjithë partitë politike për të avancuar të ardhmen e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE”, thonë nga Ambasada e ShBA-ve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata pajtohen me konkluzionet paraprake të OSBE-ODIHR se zgjedhjet ishin konkurruese dhe se respekti për liritë themelore kontribuoi në procesin demokratik.

Nga Ambasada e ShBA-ve thonë se këto konkluzione janë në pajtueshmëri me vëzhguesit e ambasadës në rrethin e parë dhe rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe se nëse ka shqetësime për parregullsi, inkurajojmë qytetarët, shoqërinë civile dhe mediat të raportojnë tek autoritetet kompetente./Telegrafi/