LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e ShBA-së në Prishtinë dhe UN-Habitat Kosova ndajnë 10 mijë euro për ide biznesi që ndikojnë në mjedis

Ambasada e ShBA-së në Prishtinë dhe UN-Habitat Kosova ndajnë 10 mijë euro për ide biznesi që ndikojnë në mjedis

UN-Habitat Kosova dhe Ambasada e SHBA-së në Prishtinë kanë hapur sfidën #WasteWiseKosovo nga 9 nëntor 2021 deri më 12 janar 2022, së bashku me partnerë të tjerë duke përfshirë BONEVET, Qendrën e Inovacionit në Kosovë (ICK), Coca-Cola HBC, Këndin Amerikan dhe Kosova United States Alumni (KUSA).

Sfida #WasteWiseKosovo është e hapur për individë, grupe, biznese dhe OJQ, të cilët kanë ide inovative për reduktimin e mbeturinave në Kosovë. Deri në tri nga idetë më të mira do të shpërblehen me çmime të ndryshme, përfshirë 10.000 euro nga Coca-Cola HBC, hapësirë për zyre në ICK, trajnime profesionale nga BONEVET dhe biletë për pjesëmarrje në Forumin Botëror Urban (Poloni, 2022) nga UN-Habitat Kosovo.


Ulja e gjenerimit të mbeturinave duke maksimizuar shkallën e riciklimit është thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm. Riciklimi i mbeturinave jo vetëm që ulë shkallën e ndotjes së mjedisit dhe emetimin e gazërave serë, ofron edhe lëndë të para për produkte të reja dhe mundëson krijimin e vendeve të reja të punës.

Idetë biznesore për shndërrimin e mbeturinave në produkte të tjera profitabile duhet të dërgohen përmes Formës së Aplikimit duke shpjeguar konceptin e idesë, dizajnin e produktit, realizimin dhe plasimin në treg.

Propozimet do të vlerësohen nga një juri profesionale lokale dhe ndërkombëtare. Propozimet që plotësojnë kushtet e sfidës dhe kalojnë fazën e pare të vlerësimit, do të ndjekin një sesion trajnimi intenziv, ku do të pregaditen për prezantim para investitorëve potencialë.

Ndiqeni këtë link për tu bërë pjese e sfidës.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori