LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e Kosovës në Suedi zgjidh problemin e dokumenteve ku shtetasit e Kosovës regjistroheshin edhe si shtetas serbë

Ambasada e Kosovës në Suedi zgjidh problemin e dokumenteve ku shtetasit e Kosovës regjistroheshin edhe si shtetas serbë

Ambasada e Kosovës në Stokholm ka njoftuar se është zgjidhur tashmë problemi i dokumenteve të lëshuara nga Agjensioni Suedez i Taksave – Skatteverket, ku tani e tutje në këto dokumente do të figurojë vetëm shteti i Kosovës.

Përmes një njoftimi është bërë e ditur se pas shqetësimeve të qytetarëve se në dokumentet e tyre krahas Kosovës është shkruar edhe shteti i Serbisë, ambasadorja e Kosovës atje, Shkëndije Geci-Sherifi ka filluar të punoj në këtë aspekt dhe kjo çështje është zgjidhur me sukses.


“Tash e tutje, në dokumentet tuaja do të figurojë vetëm shteti i Kosovës meqë: Agjencia Suedeze e Taksave ka ndryshuar politikën e saj dhe nuk do të regjistrojë më shtetasit kosovarë si shtetas serbë në Regjistrin Suedez të Popullsisë, kur një individ lëviz në Suedi nga Kosova”, thuhet në njoftim.

Tutje sqarohet se edhe “Agjencia e Taksave do të regjistrojë shtetësinë bazuar në pasaportën e individit ose dokumenteve nga Agjencia e Migracionit, për shembull uppehållstillståndkort, individët që janë të regjistruar si shtetas kosovarë dhe serbë mund të kërkojnë heqjen e regjistrimit të shtetësisë serbe”.

“Agjencia e Taksave do të vërtetojë kërkesën bazuar në dokumentet e paraqitura nga individi, informacionin në dispozicion kur individi ka ardhur në Suedi dhe rrethana të tjera të ndërlidhura me rastin përkatës. Ju falënderojmë për adresimin e këtij problemi në Ambasadë, bashkëpunimin si dhe për durimin e treguar”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori