LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e Kosovës në Itali: Kosovarët që hyjnë në Itali do të izolohen 10 ditë

Ambasada e Kosovës në Itali: Kosovarët që hyjnë në Itali do të izolohen 10 ditë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali ka dalë me një njoftim nëpër rrjete sociale për shtetasit kosovarë të cilët udhëtojnë për në shtetin Italian.

Përmes kësaj komunikate ajo u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve të Kosovës që të respektojnë masat e protokollet parandaluese anti-COVID19 të përditësuara me dekretin e Qeverisë së Italisë.


Në kuadër të këtyre kufizimeve për të fluturuar drejt Italisë, kosovarët duhet të paraqesin dëshmi që janë negativ me COVID-19, si dhe  paraqitjen e testit negativ jo më të vjetër se 48 orë.

Kosovarët poashtu duhet të vetë karatinohen për 10 ditë.