Një shërbim i ri muzikor duket se është në pregatitje e sipër nga Amazon.

Sipas një raporti më të ri të publikuar nga Reuters i cili citon burimet e Amazon, thuhet se kompania nga Washingtoni është duke krijuar rrugën për depërtimin në konkurrencën tregtare ndaj Apple Music, Google Play Music dhe Spotify.

Burimet bëjnë të ditur se shërbimi do të jetë ndryshe nga shërbimet tjera të kompanisë, dhe poashtu i ndryshëm nga shërbimi ekzistues muzikor, Amazon Prime Music.

Ky shërbim pritet të kushtojë 9.99 dollarë dhe do të mund të lansohet gjatë vjeshtës.