LAJMI I FUNDIT:

Amazon mund të pranojë pagesa në Bitcoin

Amazon mund të pranojë pagesa në Bitcoin

Gjiganti amerikan i tregtisë në internet Amazon është duke kërkuar mundësinë e ofrimit të pagesave me kriptovaluta për porositë dhe blerjet.

Një publikim i fundit i kompanisë për një pozitë të re pune për kriptovaluta dhe teknologjinë Blockchain, ishte ajo çfarë ndezi spekulimet.

Mirëpo, Amazon thotë se këto pretendime nuk janë të vërteta.

“Pavarësisht nga interesi, spekulimet lidhur planeve tona specifike për kriptovalutat nuk janë të vërteta. Ne mbetemi të përkushtuar në eksplorimin se si mund të duket kjo për klientët që bëjnë tregti në Amazon”, tha një zëdhënës nga Amazon, përcjell Telegrafi.

Bitcoin arrin në rreth 40 mijë dollarë, zhvlerësohet përsëri
Lexo po ashtu Bitcoin arrin në rreth 40 mijë dollarë, zhvlerësohet përsëri

Menjëherë pas këtij lajmi, po ashtu Tesla mund të pranojë përsëri pagesat në Bitcoin. Pas këtij njoftimi, ka bërë që vlera e Bitcoinit të rritet pas gjashtë javësh.

Tesla në fillim pranoi pagesat në Bitcoin, por më vonë vendosi t’i ndërpriste.

Po ashtu, PayPal pritet ta merr parasysh që ta përdor këtë kriptovalutë si mjetë pagese. /Telegrafi/