LAJMI I FUNDIT:

Amantidis: Greqia kërkon ‘egra omnes’ ndërsa në proces janë të kënaqura dy palët

Amantidis: Greqia kërkon ‘egra omnes’ ndërsa në proces janë të kënaqura dy palët

Zv.shefi i diplomacisë greke, Ioannis Amanatidis në një intervistë për radion kombëtare greke ka thënë se vullneti i Zoran Zaev me deklaratat e tij tregon se ka hapësirë për të gjetur gjuhë të përbashkët lidhur me emrin, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Amantidis thotë se riemërimi i autostradës dhe aeroportit të Maqedonisë janë heqja e shenjave irredentiste.


Ai thotë se Greqia kërkon ‘egra omnes’, që do të thotë që emri i ri i Maqedonisë do të përdoret edhe për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm.

”Duhet të përmbahemi në qëndrimet tona në bisedime. Ka vullnet nga të dyja palët për zgjidhje.” tha Amantidis. /Telegrafi/