Amanda Seyfried dhe Elle Fanning mahnitën me elegancën e tyre gjatë festës së Festivalit të Filmit në Londër, mbajtur në hotelin luksoz The Dorchester.

Amanda, 39 vjeçe, u shfaq me një kostum të zi klasik dhe taka me shkëlqim, ndërsa Elle, 27 vjeçe, zgjodhi një fustan të zi me dekolte të thellë, duke tërhequr vëmendjen me flokët biondë me onde dhe grim dramatik.


Në event morën pjesë edhe aktorja Felicity Jones dhe shumë figura të tjera të njohura të kinemasë, të cilat e kthyen mbrëmjen në një paradë stili dhe elegance, shkruan DailyMail.

Festivali i Filmit në Londër, që zhvillohet nga 8 deri më 19 tetor, pritet të sjellë disa nga premierat më të mëdha të vitit.

Së fundmi, Amanda ka zbuluar se kishte audicionuar gjashtë herë për rolin e Elphabës në “Wicked”, duke theksuar se përvoja e ka bërë të ndihet më e fortë profesionalisht.

Aktorja pranoi gjithashtu se dikur kishte refuzuar rolin e Gamorës në “Guardians of the Galaxy”, duke e quajtur sot atë një zgjedhje me humor: “Mendova se do të ishte një dështim, sa gabim kam qenë”. /Telegrafi/