Alves: Futbolli italian duhet të ndryshojë, duhet marrë shembull nga Napoli

Dani Alves ka thënë se futbolli italian duhet të përmirësohet dhe se të gjithë duhet të marrin shembull nga Napoli.
Braziliani i cili u paraqit për Juventusin për një sezon, ka thënë se nuk i pëlqente aq shumë futbolli italian dhe kjo është arsyeja që kaloi te Paris Saint-Germain.
“Është kënaqësi të jesh këtu”, e filloi intervistën Alves për Sky në Gran Gala del Calcio, ku ishte pjesë e skuadrës së sezonit.
“Kisha një vit të mirë me Juven dhe është mirë t’i takojë ata prapë. Tashmë kam folur me ish-bashkëlojtarët e mi për arsyet pse u largova: U largova nga Juve sepse mendoj se futbolli italian duhet të përmirësohet”.
“Doja të bëja më shumë, por nuk ishte e lehtë për mua, nuk isha i lumtur ashtu sic jam gjithmonë”.
“Tani jam i lumtur te PSG, kjo pasi jeta më ka mësuar se në futboll duhet të bësh sa më mirë që mundesh dhe unë këtu jam i lirë për ta bërë, gjë që më bën të lumtur”.
“Pres që futbolli italian të ndryshojë në përgjithësi, edhe për atë që ndodhi me Kombëtaren e Italisë. Nuk ishte problemi te trajneri, por te futbolli në përgjithësi, kjo pasi niveli i futbollit ka rënë”.
“Të gjithë duhet të marrin shembull nga Napoli, më të vërtetë më pëlqejnë ata. Vizioni që kanë është i dobishëm në përmasimin e futbollit italian”, ka shtuar Alves. /Telegrafi/





















































