LAJMI I FUNDIT:

Althauzer kërkon nga Gruevski të lejojë që mandati t’i jepet Zaevit

Althauzer kërkon nga Gruevski të lejojë që mandati t’i jepet Zaevit

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, ka realizuar takim me ambasadoren e Gjermanisë në Maqedoni, Christine Althauzer, me të cilën kanë biseduar rreth situatës aktuale politike në vend. Nikolla Gruevski në këtë takim ka theksuar se gjitha punët janë publike dhe ai nuk ka çfarë të shtojë, përcjellë Telegrafi Maqedoni.

Në komunikatën e OBRM-PDUKM-së thuhet se ambasadorja gjermane Alt’hauzer është befasuar që kërkohen zgjedhje të shpejta dhe ka theksuar se nevojitet që mandati t’i jepet partisë së dytë fituese. Në këtë Gruevski e ka pyetur ambasadoren nëse ky është sugjerimi i saj, pas çka ambasadorja gjermane është shprehur se “ajo është ashtu siç shihet për momentin në Berlin”.


Lidhur me mandatin Gruevski ka potencuar, se pas zgjedhjeve të mbajtura, ai duhet t’i ndahet partisë fituese, siç qëndron në Kushtetutë dhe pas skadimit të 20 ditëve vendimi përfundimtar për vendosje më ndryshe është punë e presidentit të shtetit./Telegrafi/