Mbyllja e Qendrës Informative, emërimi i shumë këshilltarëve të drejtorëve të qeverisjes lokale, devijimet dhe tendencat për ndërtime pa leje, kthimi në punë i juristit që ushtroi dhunë fizike ndaj drejtorit të QKMF-së, heqja e miliona eurove investime për Gjakovën nga qeveria qendrore, si dhe tendenca për anulimin e procesit të ligjshëm të banimit social, janë disa nga të gjeturat e Alternativës gjatë 30 ditëve të para të punës së kryetarit Ardian Gjini.
Kështu bëri të ditur shefja e grupit të asamblistëve të Alternativës në këtë komunë, Diana Qarkagjija, e cila në një konferencë për media, tha se për vetëm një muaj qeverisjeje nga Ardian Gjini, Komuna e Gjakovës u mbyll para opinionit publik.
Ajo tha se kreu i komunës po e dëmton buxhetin komunal duke ndjekur modelin e qeverisjes të kryeministrit Ramush Haradinaj.
Sipas saj, këtë e dëshmon edhe rasti i emërimit të drejtorëve të drejtorive nga ana e kryetarit Gjini, duke mos dhënë as më të voglën informatë për bagazhin e tyre profesional.
“Njëjtë, larg vëmendjes të publikut të komunës së Gjakovës, filloi të publikohet modeli i famshëm i kryeministrit Haradinaj, që në këtë rast filloi të aplikohet edhe në komunën e Gjakovës. Për këtë kemi të bëjmë se kryetari Gjini ka emëruar një numër të madh të këshilltarëve gjatë qeverisjes lokale në komunën e Gjakovës. Gjatë kësaj kohe buxhetit të komunal i shtohet edhe paga shtesë për këshilltarin e kulturës, arsimit, financave, bujqësisë, kurse në proces janë edhe emërime tjera që pritet të ndodhin brenda pak ditësh”, tha ajo.
Si aktin më të madh të mbylljes së Komunës së Gjakovës përpara qytetarëve të saj, Alternativa e konsideron mbylljen e Qendrës Informative, projekt i financuar për katër vite me radhë nga UNDP.
Qarkagjia akuzoi qeverisjen e re komunale të Gjakovës për shkelje të përditshme të ligjit kundër duhanit, raki, emërime, favore dhe shkelje të shumta.
“Shkeljet e ligjit kundër duhanit kanë ndodhur nga kryetari dhe zyrtarët në kabinetin e tij, dhe atë gjatë orarit të punës, ku konsumohet edhe alkooli. Devijimet dhe tendencat tjera për ndërtimet pa leje. Gjatë këtij muaji, banorët e komunës së Gjakovës, kuptuan se me ardhjen e qeverisjes Gjini lulëzuan edhe tendencat e para për ndërtimet pa leje, devijimet dhe planet rregulluese në bazë të klaneve partiake”, u shpreh ajo.
E rast konkret për këtë, Qarkagjia tha se është neglizhenca e Inspektoratit të Punës për të inspektuar ndërtimet para hotelit “Pashtriku”, ku është bllokuar komplet ura që lidh pjesën e re dhe të vjetër të qytetit.
Sipas saj, Alternativa e vlerëson gënjeshtër të madhe rastin e stadiumit të ri të qytetit, premtim ky i kryeministrit Haradinaj, e që në fakt siç tha ajo, nuk është përfshirë në buxhetin e planifikuar të MKRS-së.
Qarkagjia tha se Alternativa fton kryetarin aktual të komunës së Gjakovës që t’i rikthehet shërbimit ndaj qytetarëve, duke hequr dorë nga shërbimi që ‘po i bënë militantëve dhe klaneve të AAK-së’ që në muajin e parë të qeverisjes./
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak