LAJMI I FUNDIT:

Alternativa: Korrupsioni nuk e ka emrin vetëm “Soravia” dhe “Eurovia”, por BDI-ja

Alternativa: Korrupsioni nuk e ka emrin vetëm “Soravia” dhe “Eurovia”, por BDI-ja

Nga partia partia politike Alternativa bëjnë në lidhje me rastin e fundit në MPJ-në e Bujar Osmanit ku tender 1.8 milionë euro fiton një kompani e afërt me BDI-në shprehen se kompania “Eurovia” nga një anë merr tenderë nga BDI-ja dhe nga ana tjetër paraqitet si donator i kësaj partie.

Sipas tyre, kjo flet se në këto raporte financiare, ka diçka të dyshimtë dhe kjo ka qenë edhe arsuueja që Komisioni Anti-korrupsion ka hapur lëndë.


“Tashmë është bërë publike se pikërisht kjo firmë ka marrë tender nga ministri i Jashtëm, Buajr Osmani, në vlerë prej 1.8 milionë euro, ndërsa në anën tjetër kjo kompani rezulton të jetë edhe donatore në Bashkimin Demokratik për Integrim. Logjika e thotë se shumat që i lëshon Bujar Osmani me dorën e majtë, i mbledhin bashkë me Ali Ahmetin me dorën e djathtë”, thuhet në njoftimin e Alternativës.

Ata shtojnë se tashmë është e qartë se agjenda e BDI-së nuk shtë as integrimi, as BE-ja, por vetëm valuta e Bashkimit Europian.

“Sidoqoftë, derisa çdo ditë dalin skandale të korrupsionit në të cilin është zhytur kjo parti, gjithnjë e më shumë legjitimohet bindja se BDI-ja është në perëndim e sipër dhe se po e mbledh haraçin e fundit, për të përfunduar në opozitë, ndërsa shumë eksponentë të saj edhe parapa grilave. AlternAtivA edhe një herë deklaron se korrupsioni më i madh nuk e ka emrin as SORAVIA, as EUROVIA, por vetëm dhe vetëm BDI-ja dhe se pa u çrrënjosur kjo merimangë e thurur ndër vite, Maqedonia e Veriut nuk mund të bëjë asnjë hap drejt BE-së, ndërsa shqiptarët në këtë shtet mbeten peng të politikanëve të kësaj partie, që mbahen nëpër sirtarë me lëndë të trasha të korrupsionit politik”, thuhet në fund të njoftimit të kësaj partie./Telegrafi/