LAJMI I FUNDIT:

Alonso reklamon markën e re të Aston Martin

Alonso reklamon markën e re të Aston Martin

Pas nënshkrimit të kontratës me Aston Martin, piloti spanjoll me përvojë, Fernando Alonso po përgatitet për sezonin e ri të Formula 1, por po merr pjesë edhe në aktivitetet promovuese të kompanisë.

Dyzet e një vjeçari mori pjesë në një reklamë të Aston Martinit të fuqishëm DBX707, e cila është përgjigja për SUV-të, si Lamborghini Urus Performante dhe Porsche Cayenne Turbo GT.


“Nando” do të jetë këtë vit partner me Lance Strollin në ekipin F1, por më parë ai xhiroi një reklamë për super SUV-në e lartpërmendur.

DBX707 fuqizohet nga një motor V8 me dy turbo 4.0 litra nga AMG, i cili zhvillon 697 kuaj/fuqi dhe 900 Nm çift rrotullues.

Shpejtësinë prej 0 në 100 km/h e arrin për 3.3 sekonda ndërsa shpejtësia maksimale është 310 km/h.

Ndryshe, raportohet se kjo veturë peshon saktësisht 2245 kilogramë. /Telegrafi/