Juventusi ka marrë një fitore të madhe ndaj Veronës me rezultat 2-0, ku dy përforcimet e janarit shënuan gola.

Dusan Vlahovic dhe Denis Zakaria ishin autorët e golave për Zonjën e Vjetër, skuadër e cila rikthehet në top katërshe pas një kohe të gjatë.


Pas 24 xhirove, Juve ka 45 pikë, tetë më pak se Interi që është në pozitën e parë, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Pa marrë parasysh entuziazmin e tifozëve bardhezi, trajneri Massimiliano Allegri ka thënë se skuadra e tij nuk është për titull.

Allegri Juventus Inter

“Ishte një ndeshje e vështirë sepse Verona vrapon shumë dhe na dëmtoi. Treshja në sulm punoi mirë, kanë shumë cilësi dhe kishim shumë raste. Duhet të jemi të qetë sepse kampionati është shumë i gjatë".

"Ishte e rëndësishme që të fitonim këtë ndeshje për të shfrytëzuar entuziazmin pas ardhjes së Vlahovic dhe Zakaria, si dhe për ti marrë pikë Atalantës në luftën për zonën e Ligës së Kampionëve. Titulli është një temë që i përket vetëm Interit, Milanit dhe Napolit”, u shpreh Allegri.

Trajneri italian ka folur edhe për dy prurjet e janarit, ku ka kritika për Dusan Vlahovic, pa marrë parasysh që shënoi gol.

1644184866 Vlahovic and Zakaria on target as Juventus beat Verona

“Unë do të hidhja në fushë gjithmonë lojtarët që kanë cilësi, por varet nga ndeshja dhe momenti i sezonit. Verona na sulmonte menjëherë, prandaj kishim nevojë për teknikë".

"Dusan nuk e nisi shumë mirë, gaboi në disa stopime. Është një lojtar që lufton, por duhet të përmirësohet. Zakaria luajti mirë dhe luftoi shumë”, përfundoi Allegri. /Telegrafi/

telegrafi sport app