Allegri: Juve ka 80 për qind gjasa që ta fitojë titullin në sezonin e ardhshëm

Massimiliano Allegri mendon se Juventusi ka 80 për qind gjasa që ta mbrojë titullin e Italisë pa të nw edicionin e ri, ndërsa beson se skuadra do të ketë sukses edhe në Ligën e Kampionëve.
Zonja e Vjetër e ka fituar Scudetton për të tetën herë rresht, ndërsa pesë herë nën drejtimin e strategut italian, i cili të dielën e zhvilloi ndeshjen e fundit në krye të skuadrës.

"Po largohem nga një skuadër fituese, e cila në sezonin e ardhshëm ka 80 për qind shanse që ta fitojë Scudetton dhe do të luajë mirë në Ligën e Kampionëve".

"Ky cikël i fitoreve nuk ka përfunduar akoma. Juventusi do të jetë sërish i gatshëm për të fituar në sezonin e ardhshëm. Nuk kam pendime për largimin, sepse e kam marrë këtë vendim së bashku me klubin"
"Dua t'i falënderoj të gjithë te klubi, duke filluar nga njeriu i fanellave e deri te fizioterapeutët, mjekët, stafin tim dhe të gjithë tifozët që janë qenë të afërt me ne dhe na kanë dhënë mbështetje aq pasionante", ka thënë Allegri pas ndeshjes kundër Sampdorias. /Telegrafi/














































