LAJMI I FUNDIT:

Allegri favorit për ta marrë drejtimin e Interit   

Allegri favorit për ta marrë drejtimin e Interit   

Shumë mediume italiane sugjerojnë se Massimiliano Allegri mund të largohet nga Juventusi në fund të sezonit për t’u bashkuar me Beppe Marottan te Interi.

E ardhmja e Allegrit te Juventusi dhe ajo e Luciano Spallettit të Interi janë në pikëpyetje për sezonin e ri.

Gazeta Tuttosport gjatë ditës së shtunë raportoi se Spalletti do të largohet në verë nga Interi, ndërsa Allegri do vijë në vend të tij.


Marotta e do njërin mes Allegrit dhe Contes te Interi
Lexo po ashtu Marotta e do njërin mes Allegrit dhe Contes te Interi

Përveç Tuttosportit, tani edhe mediumi Corriere della Sera mbështet këtë raport, duke siguruar se Allegri është favoriti për të marrë vendin e Spallettit.

Do të ishte një tronditje e madhe për të parë trajnerin italian të kalonte te rivalët e tyre të hidhur, por pasi vuajtën për kalimin e Marottas, Juventusi këtë do ta përjetoj më lehtë.

Marotta thuhet se ka zgjedhur Allegrin për trajner të ri

Marotta mori shumë kritika kur ai zgjodhi Allegrin si zëvendësim të minutës së fundit për Antonio Conte te Juventusi, por ky doli të ishte një veprim i mençur.

Zidane te Juventusi, Allegri te Interi?
Lexo po ashtu Zidane te Juventusi, Allegri te Interi?

Kjo pasi trajneri nga Sardenja i çoi ata në dy finale të Ligës së Kampionëve dhe vazhdoi të fitonte Scudetton në çdo sezon që nga emërimi.

Deri tani, ishte supozuar se Allegri do të shkonte jashtë vendit, me Manchester Unitedin, Real Madrid dhe Chelsea kandidatët më të mundshëm, por tani si duket ka ndryshuar situata dhe italiani mund të mbetet në Itali te Interi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Kalo në kategori